Surprizon Moza, puth në buzë Ilir Shaqirin

Në spektaklin “Ferma VIP” mbrëmjen e kaluar është regjistruar një nga momentet më të papritura të këtij edicioni, i cili menjëherë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Protagonistë të kësaj skene kanë qenë balerini i njohur Ilir Shaqiri dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, të cilët ndodheshin në kuadër të një loje brenda shtëpisë së fermës, e njohur si sfida e “mos reagimit”.
Gjatë lojës, Ilir Shaqiri tentoi ta provokonte Mimoza Ahmetin duke iu afruar shumë pranë dhe duke përdorur gjeste e mimika të ndryshme me qëllim që ajo të humbiste përqendrimin dhe të reagonte. Mirëpo, situata mori një kthesë të papritur që askush nuk e priste.
Në vend që të qeshte apo të tërhiqej nga loja, Mimoza Ahmeti ruajti qetësinë dhe në një moment i drejtoi një pyetje balerinit: “A të bëj një gjë të frikshme?”. Menjëherë pas kësaj, ajo e kapi nga fytyra dhe e puthi në buzë Ilir Shaqirin, duke shkaktuar habi të plotë në ambientin e shtëpisë.
Banorët e tjerë reaguan menjëherë të surprizuar nga veprimi i saj, duke mos e fshehur emocionin dhe befasinë për atë që ndodhi gjatë lojës. Momenti është bërë viral në rrjete sociale, ku përdoruesit po e komentojnë gjerësisht si një nga skenat më të pazakonta të këtij sezoni.
Lexo edhe
SHOWBIZ
"Në lidhje me Gjestin", Loredana reagon për herë të parë

”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin tim”, kriset miqësia me Mimozën? Zhaku: Servile, e pafytyrë

“Nuri i ndarjes”/ Samanta divorcohet nga partneri i saj? Videoja që po trazon rrjetin

“Kam qenë e para e fejuar me Flor Mumajesin”, Soni Malaj flet për përplasjen me Jonida Maliqin

Fero publikon një fotografi nga qendra e rehabilitimit

Vjen paralajmërimi i fortë nga Rozana Radi pas intervistës me Mc Kreshën

Festivali i Kanës hapet me çmimin për regjisorin e “Lord of the Rings”

“Paskam pritur 33 vite për të”, Ana Kallaku flet për partneren e re të Besit





