Presim spektakël në Vjenë, Alis performon sot në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision me këngën “Nan”

Arena Wiener Stadthalle në Vjenë është mbushur me ngjyra dhe emocione për hapjen e edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest, një nga eventet më të mëdha muzikore në Evropë, që këtë vit ka mbledhur mijëra tifozë nga e gjithë kontinenti.
Me moton “Të Bashkuar nga Muzika”, 35 vende konkurojnë për kurorën e Eurovizionit, ndërsa ky vit shënon rikthimin e Austrisë si vend mikpritës pas 11 vitesh, falë fitores së JJ në vitin 2025. Shqipërinë këtë vit e përfaqëson këngëtari Alis me këngën “Nan”, një këngë me mesazh të fuqishëm për figurën e nënës në familjen shqiptare.
Performanca e Alis është vlerësuar si një kombinim i thjeshtësisë së tekstit dhe një motive të thellë muzikor, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, përfshirë BBC.
Për të mbështetur Alis në kualifikimin për në finalen e madhe, votimi i diasporës është thelbësor. Vendet pjesëmarrëse mund të votojnë duke përdorur numrin 13, kodin e këngës së Alis, ndërsa vendet jo pjesëmarrëse mund të votojnë më 14 maj gjatë gjithë ditës, pas transmetimit live të performancës.
Shqipëria synon të kualifikohet në finalen e së shtunës, një garë që sjell në një skenë artistë nga e gjithë Europa dhe më gjerë, duke krijuar një spektakël unik muzikor dhe kulturor.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Rita Ora takohet me Mbretin Charles në Londër, shkëlqen me paraqitjen

“Ai ishte një përbindësh!”/ Pak pas publikimit të filmit për të, një familje e tërë hedh akuza të reja për abuzim kundër Michael Jackson...

Macaulay Culkin flet hapur: “Kisha ende diçka të pambyllur me Catherine O’Hara”

Transformimi i Sarah Engels në skenë/ As bashkëshorti i saj nuk e beson, shikoni videon humoristike me përfaqësuesen e Gjermanisë në Euro...

“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj i bën thirrjen e papritur Flori Mumajesit nga Ferma VIP

Sharon Stone në zi, humb vëllain e madh pas një sëmundjeje të gjatë

Çfarë po sjellin Selin dhe Gimbo? Videoja që ngriti dyshimet

“Është një lloj më i frikshëm që kërkon...”/ E reja që merret me ‘sugar daddy’ tregon si një burrë në të 60-at e pagoi për......





