Tension mes Adit dhe Mozës në Ferma VIP pas një keqkuptimi për një fjalë sllave

Tension mes Adit dhe Mozës në “Ferma VIP” pas një keqkuptimi për një fjalë sllave. Një keqkuptim i krijuar rreth një diskutimi të mëparshëm për një fjalë me prejardhje sllave ka sjellë përplasje mes Adit dhe Mozës brenda “Ferma VIP”, duke hapur një debat mbi mënyrën e komunikimit mes tyre.
Sipas situatës, Moza kishte marrë vesh se Adi e kishte diskutuar këtë çështje duke iu drejtuar edhe Agait për të njëjtën temë. Kjo e ka shtyrë atë ta pyesë reperin nëse ishte ndjerë i bezdisur nga situata dhe pse kishte zgjedhur ta çonte më tej diskutimin.
Moza: Këtë fjalën sllave që po diskutonim dje, mos je ankuar gjë ti?
Adi: Jam ankuar shumë.
Moza: Ou?
Adi: Po.
Moza: Po ç’më vjen nga mbrapa atëherë kur qenke i pakënaqur, pse s’e debatove me muaAdi: Nuk dua t’i debatoj këtu ato, dua t’i debatoj në sy të shqiptarëve
Moza: Atëherë ti vjen te unë që të mjelësh ndonjë konflikt dhe të bësh atje, çka do të debatosh me atë ti, se s’e kuptova
Adi: Veç të ma shpjegosh pse më the mua: “Ti e kupton që është gjuhë sllave”.
Moza: Po ajo do të thotë ‘dreq’.
Adi: O ti, kur unë thashë së pari, unë thashë për humor ‘po unë e kuptova’. Dhe ti the ‘po e di që e kupton se është gjuhë sllave’.
Moza: Po sepse je komshi atje dhe thashë kush e di, se shumë nga ju...
Adi: Unë jam komshi me Shqipërinë.
Moza: Dakord, por shumë vetë nga ju e dinë serbo-kroatishten, edhe babai im e dinte.
Adi: Po, edhe babai im e di, se të gjithë moshatarët kanë qenë në ish-Jugosllavi, ka kryer ushtri në Kroaci.
Moza: Pse hap subjekt politik ti kot më kot, për një fjalë, kjo është çështje linguistike, s’ka të bëjë fare me politikë.
Adi: Pse unë me ditë gjuhën sllave?
Moza: Ua po gjuhët janë kulturë, kulturat nuk janë politikë.
Adi: Çfarë kulture gjuha sllave, çfarë kulture ta di unë gjuhën sllave.
Moza: Po mos e hap këtë temë se del shumë keq, gjuhët s’kanë të bëjnë fare, popujt dhe kulturat kanë vlerë.
Adi: Ti më the “e kupton se është gjuhë sllave”, unë komshi e kam Shqipërinë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Rrëfimi emocional i Fifit për Theo Mal: Kam qarë 40 minuta kur mora vesh se fëmija im do jetë djalë

Sot një nga aktorët turq më të dashur, por ja çfarë punonte dikur ylli i serialeve turke Barış Arduç

“Alla ja Selina”, fituesja e “BBVA” hedh në gjyq Rogertin pas videos virale?

Miri ka kërcënuar Ilir Vrenozin? Dy ish-banorët e BBV 5 tregojnë si qëndron e vërteta

Sa u pagua Ilir Shaqiri për ‘Ferma VIP’? Shifra po bën xhiron e rrjetit





