Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet Krimi në Bulqizë/ Gruaja dhe djali të dyshuar për vrasjen e 61-vjeçarit, flet banori: Jemi të tronditur. Fa... Detaje/ Kush është “i forti i Saukut” që u arrestua sot në Tiranë, zbardhet e shkuara kriminale
SHOWBIZ

Terror në vilën e Wanda Narës, grabitësit hyjnë teksa pesë fëmijët ishin brenda

P
Piranjat22 July 2026, 18:47 · 3 min lexim
Terror në vilën e Wanda Narës, grabitësit hyjnë teksa

Momente frike për Wanda Narën dhe familjen e saj. Tre persona të maskuar kanë hyrë me forcë në vilën e saj në Galliate, mes Novarës dhe Milanos, ndërsa brenda banesës ndodheshin pesë fëmijët e saj dhe nëna, Nora Colosimo.

Sipas raportimeve të para, grabitja ka qenë e shpejtë dhe e mirëorganizuar. Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tashmë u janë dorëzuar karabinierëve, tregojnë se autorët dyshohet se kishin vëzhguar lëvizjet e familjes përpara se të hynin në pronë. Në momentin e grabitjes, fëmijët dhe gjyshja e tyre ishin të përqendruar duke ndjekur një ndeshje në televizor. Grabitësit kanë përfituar nga shpërqendrimi i tyre dhe janë drejtuar menjëherë drejt zonave ku mbaheshin sendet me vlerë.

Autorët kanë marrë aksesorë luksozë, veshje firmato, ora të shtrenjta, si dhe pasaportat e dokumentet e udhëtimit të të gjithë familjes. Vlera e plotë e sendeve të grabitura ende nuk është bërë e ditur. Hetuesit dyshojnë se grabitësit mund të kenë pasur informacione të hollësishme për organizimin e vilës dhe vendet ku ruheshin objektet me vlerë. Edhe Wanda Nara ka ngritur dyshime se personat që hynë në banesë e njihnin mirë pronën.

“Ata e dinin se ku duhet të kërkonin”, është shprehur ajo pas ngjarjes.

Në kohën kur ndodhi grabitja, Wanda Nara ndodhej në Nju Jork së bashku me ish-bashkëshortin Maxi Lopez, për angazhime pune të lidhura me finalen e Botërorit 2026. Nëna e saj, e cila po kujdesej për pesë fëmijët, Valentino, Costantino, Benedicto, Francesca dhe Isabella, ka dhënë alarmin dhe ka kontaktuar menjëherë forcat e rendit.Pasi është informuar për ngjarjen, Wanda ka anuluar të gjitha angazhimet dhe ka marrë fluturimin e parë drejt Italisë. Fatmirësisht, as fëmijët dhe as nëna e saj nuk kanë pësuar dëmtime fizike, por raportohet se janë tronditur dhe frikësuar rëndë.

Pas ngjarjes, sipërmarrësja argjentinase ka vendosur të përforcojë edhe më shumë sistemet e sigurisë së pronës. Maxi Lopez ka reaguar në rrjetet sociale, duke siguruar ndjekësit se fëmijët janë mirë dhe duke falënderuar karabinierët për ndërhyrjen dhe ndihmën e ofruar. Ndërkohë, Mauro Icardi, babai i dy vajzave më të vogla, nuk ka bërë ende asnjë reagim publik.

Vila ndodhet në zonën e parkut të Ticinos, në Galliate, rreth 45 minuta larg Milanos. Prona ishte blerë nga Wanda Nara dhe Mauro Icardi në vitin 2020, për shkak të afërsisë me aeroportin e Malpensës dhe qetësisë që ofron zona larg zhurmës së qytetit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.