Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Teze për herë të dytë, Era Istrefi publikon momentin emocionues me mbesën e sapolindur

P
Piranjat22 September 2026, 18:18 · 2 min lexim
Teze për herë të dytë, Era Istrefi publikon momentin

Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, teksa është bërë teze për herë të dytë. Këngëtarja shqiptare ka publikuar një fotografi të ëmbël, ku shfaqet duke mbajtur në krahë mbesën e saj të sapolindur, vajzën e motrës së saj, Nita Istrefi.

Krahas fotos, ku Era shihet duke përqafuar vogëlushen me shumë dashuri, ajo ka shkruar edhe një mesazh të ndjerë, duke i uruar një jetë të mbushur me dashuri, lumturi dhe shëndet. “Duke u takuar me mbesën time të bukur. Shpirti im i vogël, më i ëmbli, me fytyrën më të bukur dhe energjinë më të pastër.

Nuk e ke idenë se sa shumë dashuri ke sjellë tashmë në jetët tona.”

Era vijoi dedikimin e saj me urime për vogëlushen, duke shkruar se prania e saj ndihet si “shërim” dhe si “një copëz e vogël qielli”.

“Bota qoftë gjithmonë e mirë me ty, zemra jote qoftë gjithmonë plot dashuri dhe jeta të dhëntë çdo gjë të bukur që meriton".

Në fund, këngëtarja e mbylli mesazhin me një urim të veçantë për anëtaren më të re të familjes: “Je aq e dashur, engjëll i vogël. Mirë se erdhe në botë.”

Teze për herë të dytë, Era Istrefi publikon momentin

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.