
Ditët kur Selin ishte e banorja e dytë e preferuar e gruas së Mirit, Rabea-s, me siguri kanë marrë fund pas dinamikave të lojës dhe atë që duket si prishje e marrëdhënies së dyshes në shtëpinë e "Big Brother".
Në një klip të shpërndarë nga faqja zyrtare e "Big Brother VIP Albania", Selin bën një bisedë me dy banorë të tjerë të shtëpisë, Juelën dhe Arditin, ku thotë se ka menduar që Miri ndoshta nuk ka një marrëdhënie korrekte me të shoqen, përderisa është akuzuar - siç e dimë - se ka ndjenja për Selin, dhe nuk ka denjuar t'i mohojë në mënyrë të prerë fjalët, për të mbrojtur në fund të fundit dhe dinjitetin e të shoqes që ka jashtë.
Deklarata e plotë e Selin:
"Mua më ka shkuar mendja që ndoshta Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte. Do të luajë. Po. Nuk po e akuzoj, po them çfarë më ka shkuar mua ndër mend teksa e dëgjoja që akuzohej për të tilla gjëra dhe nuk e mbronte kurrë. Miri ka ardhur me qëllime të qarta dhe ndoshta atje jashtë e ka bërë të qartë për njerëzit e tij që çfarëdo të ndodhë këtu brenda, kjo është lojë dhe po e bën për ato 100 mijë euro, për të fituar në fund të ditës."
Mirëpo, Rabea duket se nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë të Selinës dhe nuk ka hezituar të postojë një video ku i kundërpërgjigjet:
"Ti do të kapësh prime-n në kurriz të martesës sime, por unë kapa zemrën e burrit tim përpara një dekade. Të dua përgjithmonë schatz-i im."
Dhe në mbishkrim: "Asnjëri nuk më shan dot martesën time".
Pavarësisht mbrojtjes që i bëri të shoqit në këtë moment, vlen të përmendet që pak kohë më parë, në një bisedë me Artanin, Miri e bëri të qartë se i ka thënë vërtet të shoqes se në "Big Brother" ka hyrë për të luajtur dhe gjithçka mund të ndodhë.
"Unë do të hyj aty, por ta kesh parasysh se çfarë mund të ndodhë. Je dakord?" kishte qenë pyetja e Mirit për Rabean. Përgjigjja e saj? "Më plasi."
Nuk e dimë nëse kjo bisedë përmban ndonjë "humbje në përkthim" meqë asnjëri se njeh 100% gjuhën e tjetrit, por sipas këtij rrëfimi të Mirit thuajse një muaj më parë, leximi që i ka bërë Selin tani marrëdhënies që ai mund të ketë me të shoqen, s'duket fort i pabesueshëm.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
23 February14:47
Banorët këshillojnë Mateon: Brikena nuk të do
Vazhdojnë debatet mes Rogertit dhe Mateos ,por edhe disa banorë të tjerë ndërhyjnë, përsa i përket marrëdhën...
SHOWBIZ
23 February12:14
Benita hedh dyshime mbi fituesin e “BBVK” pas eliminimit të saj
Eliminimi i Benitës në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Kosova ka shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale, duke hapur deba...
SHOWBIZ
23 February00:03
“A të kujtohet kur…”/ Zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein, kush ishte gjermania që i mundësonte kontaktet me politikanët
Një konteshë gjermane, e cila për rreth 20 vite ka pasur njohje me financierin e dënuar për abuzime seksuale Jeffrey Epstein dhe e quan...
SHOWBIZ
22 February23:48
Selin ngre pikëpyetje për martesën e Mirit: Nuk kanë marrëdhënie korrekte
Selin ka rikthyer sërish në vëmendje raportin e saj me Mirin, duke hapur një debat të ri mes banorëve brenda shtëpisë....
SHOWBIZ
22 February23:34
KreuBusull William gati për fronin? Carlo mund të përshpejtojë kalimin e pushtetit në familjen mbretërore
Situata në familjen mbretërore britanike duket e tensionuar. Mbreti Charles III përballet me presion të madh dhe shqetësime për sh...
SHOWBIZ
22 February23:01
Prishja e raportit me Selin/ Reagon gruaja e Mirit: Ti do me kap prime në kurrizin e martesës time? Unë e kapa burrin
Prime i djeshëm tregoi edhe një herë se raporti i Mirit dhe Selin nuk është më ai i pari. Zbulimi i Kutisë së Pandor&eum...
SHOWBIZ
22 February22:27
Ç’ndodhi? Zhduket nga ‘YouTube’ intervista e Loredanës te Arbana Osmani
Intervista e shumëpërfolur e reperes së njohur Loredana Zefi në podcastin “Mirëmbrëma Yje”, e moderuar nga Arbana Osma...
SHOWBIZ
22 February19:50
“Nuk kam frikë te refuzohem”/ Krusita komunikon me Kristin: Më ka marrë malli
Diten e sotme, ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ e njekohesisht kengetarja, Krusita është futur live në një lidhje telef...
SHOWBIZ
22 February18:36
Flet Kristi Lamaj pas daljes nga shtëpia e BBVIP: I vetmi ndryshim që gjeta ishte Kristi. Kristi kishte ndryshuar totalisht
Kristi Lamaj, ish-banori i BBV, ka folur për eksperiencën e tij në programin “Fan Club” teksa u shpreh se ka ndryshuar shumë si ...
SHOWBIZ
22 February17:05
Skandal? Londrimi kapet me telefon brenda shtëpisë
Një pamje që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngritur shumë pikëpyetje dhe reagime të forta nga publiku.
N&eu...