“Thashë ‘po’ se i dhe dritë shpirtit tim!”/ Diola Dosti flet për propozimin romantik nga Erolld Belegu: Ndihem e plotë!

Nutricionistja Diola Dosti, ka folur për herë të parë për propozimin romantik për martesë nga partneri i saj, Erolld Belegu.
Gjatë intervistës në emisionin “Canape”, ajo tregoi se gjithçka kishte ndodhur në një atmosferë shumë të veçantë, të kuruar në çdo detaj, ku emocionet dhe surpriza ishin ndërthurur bukur.
Gjithashtu ajo tregoi se te marrëdhënia e tyre ka mirëkuptim, respekt dhe mbështetje të ndërsjellë.
“Është një dashuri që më bën të ndihem e plotë”, – u shpreh ajo gjatë bisedës. Po ashtu Diola u shpreh se ndihet e lumtur dhe e bekuar për këtë kapitull të ri që po nis në jetën e saj.
Nutricionistja i ka thënë “po” partnerit të saj, biznesmenit Erolld Belegu, pas një propozimi surprizë gjatë festës së ditëlindjes së tij të 60-të.
Momenti i veçantë u zhvillua në një atmosferë festive dhe plot emocione, ku Belegu vendosi ta kthente ditëlindjen e tij në një ngjarje të paharrueshme për çiftin. Në prani të të ftuarve, ai u ul në gjunjë dhe i kërkoi Dostit të bëhej bashkëshortja e tij.
Diola e pranoi menjëherë propozimin, duke ndarë më pas emocionet edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Thashë po se i dhe dritë shpirtit tim”, shkroi ajo në një postim ku publikoi momentin e veçantë të fejesës.
Historia e dashurisë mes tyre është bërë publike prej vitit 2024, kur çifti konfirmoi lidhjen në muajin mars dhe që prej atëherë kanë ndarë shpesh momente nga jeta e tyre së bashku.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbrojtje Adit

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë

“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola debaton me Sarën për punët e fermës

Nga kush ruhet? Pas daljes nga qelia, Cllevio ‘bllokon’ Kalanë e Tiranës, del shëtitje i rrethuar nga bodyguard-ët

Dua Lipa merr vendimin e papritur për meçin e britanikëve Joshua vs Fury





