Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin tim”, kriset miqësia me Mimozën? Zhaku: Servile, e pafytyrë

P
Piranjat12 May 2026, 23:27 · 2 min lexim
”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin tim”,

Hyrja e Inida Gjata, e njohur ndryshe si Zhaku, dhe Kostana Morava ka sjellë jo pak dinamika dhe tensione brenda shtëpisë së Ferma VIP. Dy hyrjet e reja duket se kanë ndryshuar atmosferën në fermë, duke krijuar përplasje të forta mes konkurrentëve dhe diskutime të shumta në rrjet.

Që në momentin e hyrjes së saj, Zhaku e bëri të qartë se arsyeja kryesore ishte mbështetja për Mozën, me të cilën ka një miqësi prej shumë vitesh. Në klipin prezantues ajo u shpreh: “Po hyj në Ferma VIP 3 të shpëtoj Mozën. Vetëm Moza është loja, të tjerët janë skandal”.

Megjithatë, situata mes tyre duket se ka marrë një tjetër rrjedhë vetëm pak kohë pas hyrjes në fermë. Marrëdhënia që dukej e fortë jashtë spektaklit ka nisur të kriset, ndërsa debatet dhe thumbat mes tyre janë bërë gjithnjë e më të dukshme.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë Prime-t, tensioni mes dy mikeshave u vu re hapur para publikut. Por përplasja nuk përfundoi aty. Pas mbylljes së spektaklit, debati mes tyre vijoi edhe më i ashpër, duke nxjerrë në pah pakënaqësi dhe akuza të ndërsjella. Moza hodhi akuza për Zhakun duke i thënë se ka një histori me ish-bashkëshortin e saj.

Zhaku: “Ne nuk kemi vetëm bashkëpunime bashkë. Kemi histori, kemi njohje familjare.”

Moza: “Unë nuk kam histori me ty. Unë kam vetëm bashkëpunime artistike.”

Zhaku: “Ti mund të mos kesh, por kam unë. Dhe ti nuk ke respekt për historinë që kemi ne.”

Moza: “Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, me mua nuk ke histori.”

Zhaku: “Unë nuk kam histori me bashkëshortin tënd, kam me ty. Por ti je njeri servil dhe i pafytyrë, manipulatore ekselente.”

Moza: “Unë do t’i jap çdo njeriu hakun.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.