Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Tre vite më parë tentoi ta vriste, partnerja pranon propozimin e futbollistit për martesë

P
Piranjat22 May 2026, 10:17 · 3 min lexim
Tre vite më parë tentoi ta vriste, partnerja pranon propozimin e

Futbollisti kilian, Jordhy Thompson, ka surprizuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka njoftuar fejesën me partneren e tij, Camila Sepúlveda, vetëm tre vjet pasi u akuzua për tentativë vrasjeje ndaj saj.

Lojtari, i cili aktivizohet te FC Orenburg në Premier Ligën ruse, publikoi në Instagram disa fotografi nga momenti romantik i propozimit në Sheshin e Kuq të Moskës.

Në postimin e saj, Camila shkroi: “Një shëtitje e vogël në Moskë dhe një ‘po’ për gjithë jetën”. Ndërsa Thompson iu përgjigj: “Të dua, jeta ime. Jam i lumtur që do të ndaj gjithë jetën time me ty dhe me fëmijët tanë”.

Çifti ka edhe një djalë të vogël, Valentín, ndërsa në fotografi shfaqej edhe Bruno, djali i Camila-s nga një lidhje e mëparshme. Ata jetojnë së bashku në Rusi që nga fundi i vitit 2024.

Megjithatë, historia e tyre është shoqëruar nga akuza të rënda për dhunë në familje. Në fillim të vitit 2023, u publikua një video ku Thompson dyshohej se ushtronte dhunë ndaj Camila-s, në kohën kur luante për klubin kilian Colo-Colo.

Pas denoncimit, ndaj tij u vendos një urdhër ndalimi kontakti. Por sipas prokurorisë në Santiago, në nëntor të vitit 2023 futbollisti dyshohet se e kishte sulmuar sërish partneren dhe kishte tentuar ta mbyste gjatë një debati të dhunshëm.

Ai u arrestua dhe u akuzua për “femicid të mbetur në tentativë”, term juridik që në Kili përdoret për tentativën e vrasjes së një gruaje, si dhe për shkelje të vendimeve të gjykatës.

Fillimisht Thompson qëndroi 10 ditë në paraburgim, përpara se masa të zëvendësohej me arrest shtëpie gjatë natës dhe ndalim kontakti. Karriera e tij dukej e përfunduar, por më pas ai arriti një marrëveshje ligjore që i lejoi largimin nga Kili dhe transferimin në Rusi.

Klubi rus Orenburg më vonë bleu kartonin e tij për rreth 1 milion paundë dhe i ofroi kontratë deri në vitin 2027.

Pavarësisht akuzave të rënda, Camila vendosi të ribashkohej me futbollistin në Rusi dhe në vitin 2025 çifti u bë me fëmijë. Procesi gjyqësor ndaj Thompson vazhdon.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.