SHOWBIZ

Trishtuese/ Mimoza Ahmeti humb babain, dedikimi prekës i shkrimtares: Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua

Piranjat Përditësimi i fundit 4 September 2026, 16:37
Trishtuese/ Mimoza Ahmeti humb babain, dedikimi prekës i shkrimtares: Kur

Fituesja e “Ferma VIP 3”, Mimoza Ahmeti, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë. Shkrimtarja dhe poetja ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të saj, të cilin e ka përshkruar si një nga shtyllat më të forta të jetës dhe një figurë të pandashme nga ajo që është sot.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, Ahmeti shprehet se përballë humbjes së të atit edhe fjalët i duken të pamjaftueshme. Ajo kujton dashurinë, mësimet, mundin dhe sakrificat e tij, duke shkruar se shpreson që gjithçka që ka arritur në jetë ta ketë bërë krenar.  Gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, Mimoza kishte folur disa herë për prindërit e saj dhe marrëdhënien e veçantë me ta. Ajo kishte treguar edhe dhimbjen e humbjes së nënës, e cila ndërroi jetë në SHBA, ndërsa Mimoza nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë e lamtumirës për shkak të mungesës së vizës, edhe pse kishte aplikuar për një vizë urgjente.

Në mesazhin e saj të fundit për të atin, Ahmeti i ka kushtuar fjalë të ndjera, duke i kërkuar që kur të takohej me nënën e saj, ta përqafonte fort për të. “Tani jeni përsëri bashkë… Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë”, shkruan ajo.

Postimi i Moza Ahmetit:

Sot u shua një pjesë e zemrës sime…
Sot humba babanë tim të shtrenjtë.   
Ka dhimbje që nuk mund t’i mbajë asnjë fjalë. Sot, përballë ikjes tënde, babi, edhe fjalët e mia heshtin.

Ti ishe një nga shtyllat më të forta të jetës sime, një pjesë e pandarë e asaj që jam. Në çdo hap që kam hedhur, në çdo arritje dhe në çdo gjë të mirë që kam ndërtuar, ka diçka nga ti, nga mësimet e tua, nga dashuria, mundi dhe sakrificat e tua.
Shpresoj që çdo gjë që kam arritur në jetë të të ketë bërë krenar. Shpresoj që, edhe atje ku s’mund të të shoh më, të jesh duke më parë dhe të ndiesh se gjithçka që ke bërë për mua nuk ka qenë kurrë e kotë.
Dhe tani që po shkon drejt asaj bote ku është edhe nëna ime, kam vetëm një lutje për ty:
Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua.  

Thuaji se më ka munguar çdo ditë dhe se dashurinë për ju të dy e kam mbajtur gjithmonë të gjallë në zemrën time.
Tani jeni përsëri bashkë…
Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë.
Ndoshta nuk mund t’ju kem më pranë, por do t’ju mbaj gjithmonë me vete — në zemrën time, në shpirtin tim, në çdo fjalë të mirë që do të them dhe në çdo hap që do të hedh.

U prehsh në paqe, babi im.  
Përqafoje nënën fort për mua…
Dhe, nëse mundeni, më ruani të dy nga lart.
Ju dua sot, nesër dhe përtej çdo kohe.

Përjetë vajza juaj.

Artikuj te sugjeruar

SHOWBIZ 3 September23:40

Rita Ora ndez rrjetin me bikini

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit një seri fotografish nga pushimet verore, duke tërhequr vëmendjen me një bikini të vogë...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?