U bë baba i një djali me partneren aktuale, e zbulon vetë Blero: Ish-partnerja më ka uruar për lajmin e ëmbël

Këngëtari i njohur Blero Muharremi po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, pasi së fundmi është bërë baba për herë të dytë, me një djalë.
Në një intervistë për “Prive”, ai foli për raportin që vazhdon të ketë me ish-bashkëshorten e tij, Teutën, nënën e vajzës së tyre, Tarës. Blero u shpreh me shumë respekt për të, duke zbuluar se ajo e kishte uruar për ardhjen në jetë të djalit.
“Realisht, ajo që për mua dhe për Nitën sigurisht ka qenë shumë e normale dhe e natyrshme, urimi i Teutës, nënës së Tarës, është shumë i mirëpritur për neve dhe ne jemi falënderues,” u shpreh ai.
Megjithatë, kur u pyet për pjesën tjetër të së kaluarës së tij, këngëtari e bëri të qartë se nuk dëshiron të komentojë apo t’i japë hapësirë spekulimeve.
“Kjo është me rëndësi për neve, nëna e Tarës. Për të tjerët absolutisht nuk ka asnjë farë lidhje as që merrem me ato,” tha Blero.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Finalistja e Miss Universe Tegucigalpa gjendet e pajetë në moshën 23-vjeçare

Emina Çunmulaj dedikim romantik për bashkëshortin: 16 ditëlindje pranë teje…

Pas dasmës madhështore në Siçili, Dua Lipa rikthehet në punë/ Fotografohet në...

Tri akuza penale ndaj Gjestit/ Mungesa e tij shtyn seancën gjyqësore në Prishtinë

Detaji që e bëri Shakirën yllin e finales së Kupës së Botës: 200 mijë kristale dhe 120 orë punë

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë: Qava me orë të tëra!

Terror në vilën e Wanda Narës, grabitësit hyjnë teksa pesë fëmijët ishin brenda

“Nuk më ka dhënë asnjë cent…”/ Vajza e Charlie Sheen hedh poshtë zërat për jetën e saj luksoze?





