SHOWBIZ

“U gjobit me 7 mijë euro”/ Flet avokati i Gjestit: Ndjente keqardhje

Piranjat Përditësimi i fundit 20 March 2026, 15:36

“U gjobit me 7 mijë euro”/ Flet avokati i Gjestit: Ndjente

Një nga avokatët e Gjestit, Artan Çerkini, ka folur për herë të parë pas lirimit të këngëtarit ditën e djeshme.

Në një lidhje live për ‘Shqipëria Live’, avokati Çerkini u shpreh se Gjesti ka shprehur pendesë dhe keqardhje që kanosi dhe i foli me tone kërcënuese drejtuesit të kompanisë ‘Onima’, me të cilën ai kishte një mosmarrëveshje.

Avokati tregoi se këngëtari kishte premtuar se nuk do të përsëriste më asnjë nga këto sjellje, për të cilat autoritetet përkatëse i kanë vendosur edhe një gjobë prej 7 mijë eurosh.

Çerkini shtoi se momenti i lirimit të tij ka qenë emocionues, si për të edhe për familjen, sipas avokatit, marrë parasysh edhe faktin e tragjedisë familjare ku ai humbin të vëllanë në një aksident.

“Incidenti, i cili ka shërbyer si pretekst për ndalimin e Gjestit, i ka paraprirë një mosmarrëveshjeje mes tij dhe kompanisë Onima, që sipas tij kjo kompani i ka borxhe këngëtarit. I revoltuar nga injorimi i kompanisë, Gjesti ka reaguar me ato që edhe ju keni parë. Ai në fakt e ka pranuar se ka thënë fjalë jo të mira, të cilat mund të kenë pasur edhe tone kërcënuese ndaj stafit.

I ka dëmtuar edhe disa objekte, dhe ka pasur me vete edhe një armë pa leje. Pastaj, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë. Në seancë ai pranoi fajësinë dhe kërkoi falje. Në momentin kur një i dyshuar e pranon fajësinë, nuk caktohet paraburgimi. Një i dyshuar që rrëfen ngjarjen, nuk duhet të mbahet në paraburgim. Ai menjëherë ka shfaqur shenja pendese, edhe të gjithë njerëzit që e njohin e dinë që ai nuk është i dhunshëm, por është një incident i momentit. Gjesti tha se i vjen keq për atë që ka ndodhur. Ky ishte një leksion për Gjestin.

Ndjente keqardhje. Po ashtu, premtoi se në të ardhmen nuk do të përsërisë sjellje të kësaj natyre. Me siguri, kur është liruar, ka qenë një moment emocionues, marrë parasysh edhe faktin e tragjedisë familjare.

Gjesti nuk ka asnjë masë kufizuese tani, nuk ka pengesa. Nuk është caktuar as ndonjë masë tjetër procedurale.

Ai është dënuar me kusht dhe me gjobë. Kjo është çështje penale. Ka marrë edhe një gjobë 7 mijë euro. Primare ka qenë lirimi i Gjestit. Tani ai është i lirë dhe është në një pozitë më të mirë për të marrë vendime.

Këshilla e parë për Gjestin është të mos i përsërisë më këto veprime. Mosmarrëveshjet t’i zgjidhi në rrugë ligjore”, u shpreh avokati.

Gjesti, i cili gjatë komentit të konfliktit me drejtuesin e kompanisë kishte me vete edhe një armë pa leje, u arrestua një javë më parë dhe u lirua mbrëmjen e djeshme.

Artikuj te sugjeruar

SHOWBIZ 19 March21:29

Ndahet nga jeta e ëma e Big Mamas!

Një lajm i hidhur ka tronditur botën e muzikës shqiptare. Këngëtarja e njohur Besiana Kasami, e dashur për publikun si Big Mama,...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?