Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

U larguan 2 orë nga dasma! Çfarë i ndodhi ish-konkurrentit të “Për’puthen’ gjatë festës?

P
Piranjat13 May 2026, 18:25 · 3 min lexim
U larguan 2 orë nga dasma! Çfarë i ndodhi ish-konkurrentit

Andi Shehi partnerja e tij, Enki, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë vetëm pak kohë më parë. Ata zgjodhën që në ditëlindjen e parë të djalit të bënin edhe një ceremoni.

Të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, çifti i njohur ka zbuluar detaje nga dasma e tyre.

“Dasma ka qenë ëndrra ime, që e vogël e kam patur shumë qejf. Por në momentin që unë ngela shtatzënë dhe e kishim caktuar datën e fejesës, thashë se kjo do jetë dhe nuk do të bëj më. E shijuam atë”, tha Enki.

Më pas ajo tregon se kur kanë nisur përgatitjet për ditëlindjen e parë të djalit, personi që po merrej me dekorin i ka thënë ‘ju po investoni, bëni një dasmë ta keni dhe kujtim shumë të bukur’. Ndërsa ish-konkurrenti i “Për’puthen” tregon se partnerja e tij e kishte shprehur merakun që nuk kishte veshur fustanin e bardhë të nusërisë.

“Kishte shumë kohë që thoshte sa qejf kam të vishem me fustan të bardhë, më ka ngelë merak”, tha Andi, i cili duke folur për emocionet e dasmës tha:

“Më pyesnin të gjithë a ke emocione dhe unë thoja jo. Ditën e fundit nuk po mbaja dorën drejt se më dridhej. Ishte emocion tjetër me e pa Enkin me fustan të bardhë, emocion tjetër me ec në altar me djalin, emocion tjetër me pa familjen tënde që po feston për ty, njerëzit dhe të afërmit e tu”.

Të pyetur nga moderatorja e njohur nëse shkoi çdo gjë siç duhet, Enki tha: “Pati shumë gjëra për syrin e keq. E vetmja gjë që ne na ngeli si pishman ishte se ne nuk bëmë ato adetet tamam siç duhet. Ne humbëm shumë kohë me djalin. U përpoqa t’a vija në gjumë në orarin e tij të zakonshëm, dhe humbëm dy orë.

Dy orë nusja me dhëndrin hiç. U lodhëm, u stresuam. Mua aty një fytyrë më vinte dhe një më ikte. I thashë Andit do qaj tani do më prishet make-up. Por pastaj e stakova, thashë kur ti vijë gjumi”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.