U nda nga jeta tragjikisht në moshën 36-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur amerikane Hayden Panettiere

Aktorja 36-vjeçare ndërroi jetë më 16 gusht në apartamentin e saj në Karolinën e Jugut. Mjeku ligjor e cilësoi vdekjen aksidentale, ndërsa policia tha se nuk ka prova për veprimtari të paligjshme. Shkaku i vdekjes së aktores amerikane Hayden Panettiere është konfirmuar si pasojë e efekteve toksike të fentanilit dhe disa substancave të tjera, sipas zyrës së mjekut ligjor të qarkut Greenville në Karolinën e Jugut.
Mjekët ligjorë deklaruan se në trupin e 36-vjeçares u gjetën gjurmë të fentanilit, 4-ANPP, alprazolamit, metokarbamolit dhe quetiapinës. Sipas tyre, nuk kishte shenja traume, ndërsa mënyra e vdekjes është përcaktuar si aksidentale. Edhe Departamenti i Policisë së Greenville konfirmoi se hetimi paraprak nuk ka evidentuar shenja të një vepre të paligjshme apo rrethana të dyshimta. Panettiere u gjet pa ndjenja më 16 gusht në apartamentin e saj në Karolinën e Jugut, ku ndodhej së bashku me të dashurin e saj, Brian Hickerson, dhe vëllain e tij, Zach Hickerson. Sipas policisë, një i njohur i aktores telefonoi shërbimet e emergjencës.
Një oficer policie që mbërriti në vendngjarje raportoi se pa paramedikët duke i kryer CPR një gruaje që nuk reagonte. Oficeri tha gjithashtu se në momentet e para nuk u vu re ndonjë shkak i dukshëm fizik që shpjegonte gjendjen e saj.Lajmi për vdekjen e Panettiere u shoqërua me reagimin e familjes së saj. Babai i aktores, Skip Panettiere, e përshkroi të bijën si një person që u kishte sjellë dashuri dhe gëzim njerëzve që e njihnin dhe miliona fansave që e kishin ndjekur në ekran. Hayden Panettiere nisi të aktrojë që në moshë shumë të vogël dhe u bë e njohur për publikun ndërkombëtar përmes roleve në serialet “Heroes” dhe “Nashville”.
Për interpretimin e këngëtares së muzikës country Juliette Barnes në “Nashville”, ajo mori dy nominime për Golden Globe. Në karrierën e saj përfshihen gjithashtu filmat “Scream 4” dhe “Scream VI”. Në vitin 2014, Panettiere u bë nënë e një vajze, Kaya, të cilën e pati me ish-të fejuarin e saj, boksierin ukrainas Wladimir Klitschko.
Aktorja kishte folur publikisht edhe për vështirësitë e saj me depresionin pas lindjes, ankthin dhe varësinë nga substancat. Në intervista të mëparshme ajo kishte përshkruar rrugëtimin e saj drejt rikuperimit dhe kishte folur për përpjekjet për të rindërtuar marrëdhënien me vajzën e saj.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”: Më kthen fëmijën që kam brenda

Nga Bora Zemani te Heidi Baci, 4 moderatoret që kanë drejtuar “Për’puthen” ndër vite

“Meritoje më shumë kohë”/ Ish-e dashura e Presley Gerber përlot me dedikimin prekës

Buzë me ngjyrë perfekte dhe që zgjat gjithë ditën, 9 lip stain-et që po bëjnë namin

Strakosha rrëfen për herë të parë për aneurizmën cerebrale: Gjithçka nisi me një dhimbje koke shumë të fortë

Këngëtari ndërroi jetë në një klinikë private/ Nëna e George Mazonakis kërkon drejtësi: Për kujtimin e fëmijës tim të dashur

“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut

Transformim i papritur i Amberit, ish-banorja “rrëmben” vëmendjen e fansave





