Këngëtari i grupit të njohur “West Side Family”, Ronald Hysi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up, për të folur për rrugëtimin e mikut të tij, Armir Shahini, në “Big Brother VIP 5”.
Landi komentoi surprizën që Vëllai i Madh i bëri banorit gjatë Prime-t të së shtunës, ku Miri takoi vajzën e tij, Artisia.
Sipas këngëtarit të njohur, vajza ka qarë shumë pas takimit me babain, pasi ishte shumë e emocionuar. Gjithashtu ai foli edhe për përballjen e Mirit me deklaratat e forta të babait të Selin kundër tij. Sipas Landit, i bëri shumë mirë kjo pasi ai ishte në terr nga informacionet, ndryshe nga Selin që banorët e rinj i jepnin informacione. Që prej vitit 1994 miq, Landi rrëfen emocionet intensive për Mirin: Është e pamundur ti shpëtosh…
Pjesë nga intervista:
Si e pe takimin e tyre?
Unë isha së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e Mirit kur shkuam për surprizën. Ajo ka qarë jashtë mase shumë pasi ka dalë nga surpriza. Ka qenë shumë e emocionuar, ka qenë e ngrirë. Disa kanë thënë pse ka qenë e ftohtë, por ka qenë një emocion i jashtëzakonshëm.
Është 13 vjeçe, e vogël
Atë që kishte përgatitur për t’a thënë, që mezi i doli, ishte për shkak të emocioneve. Edhe unë tani që po flas mekem vetë, imagjino ajo që është një vajzë 13-vjeçare që ka qenë brenda në shtëpinë më të madhe me vëmendjen më të madhe. Unë them është energji, edhe tani që flasim unë ndiej një lloj energjie që të bën të dalësh nga vetja ose të step.
Është vëmendje shumë e madhe. Kur mua ose ne na duhen që në raste të caktuara të zgjedhim fjalët për të thënë atë që duhet, imagjino tani ajo që nuk ka dalë asnjëherë në televizion. Doli shumë mirë, Mirit i bëri shumë punë kjo surprizë e produksionit.
Pse mendon kështu?
Që pas deklaratës së babait të Selin, Miri ishte i vetmi që përveçse po përballon ditë pas dite presionin më të madh nervor, psikologjik, sulmet që po i bëjnë banorët aty, ishte në terr absolut krahasuar me çfarë bëhet jashtë. Nuk kishte asnjë minimum informacioni siç mori Selin. Miri mund të ketë perceptuar ngjarje, por nuk ka ditur se çfarë. Unë e pashë se ai u pre në fytyrë në momentin që dëgjoi deklaratën.
Nuk e priste fare deklaratën se nuk e priste të perceptohej në këtë mënyrë. A mendon se do të ndryshojë lojë tani pas këtij informacioni?
Unë i kam parë të dy dhe të dy kanë deklaruar se nuk do të ndryshojnë lojën apo sjelljen me njëri-tjetrin. Besoj se ata janë kuptuar me sy, me çfarë thonë të dy. Janë aty për lojë, kjo vërtetoi si Miri dhe Selin nuk ka asgjë për tu shqetësuar, gjë që dëmton moralin, gjë që dëmton sjelljen e njëri-tjetrit. Hyrja e vajzës dhe droni që i ka dërguar më përpara familja është në suport të Mirit për të treguar, jo se po mbështesim atë që aludon publiku, është diçka që “Big Brother” e ofron, ti stisi gjërat dhe publiku ti interpretojë si të dojë. Nuk është produksioni që stis, por të jep një mundësi, një video të shkurtët dhe ti e interpreton si të duash.
Kjo është sfida dhe njerëzit u vendosën në dy kampe. Kjo u pa që nga të dy krahët, si nga Selin nuk ka diçka që publiku duhet të shqetësohet, as familja, por edhe nga ana e Mirit nuk ka diçka që publiku apo familja duhet të shqetësohet.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
2 February17:21
Nuk dinë çfarë ndodhi me Kutinë e Pandorës së Mirit, Kristi tenton të zbulojë të vërtetën
Në spektaklin e së shtunës të “Big Brother VIP 5”, Miri u vendos përballë Kutisë së Pandorës. Si surpri...
SHOWBIZ
2 February16:38
“Sfidoi mjekësinë me forcën”, mikesha në lot rrëfen pengun e gazetares Rezarta Reçi
Bota e medias dhe e letrave shqipe është në zi, pas lajmit të hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares, poetes dhe s...
SHOWBIZ
2 February16:14
Pa nisur ende gjyqi për përdhunim, arrestohet djali i princeshës në Norvegji
Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, Marius Borg Høiby, është arrestuar me akuza të reja vetëm disa ...
SHOWBIZ
2 February15:52
Anulohet televotimi/ Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, çfarë ndodhi
Vëllai i Madh ka dërguar sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri një zarf të zi. Shkak është ...
SHOWBIZ
2 February13:14
‘Sa e pështirë’/ Përplasje mes Olsës dhe ish-banores: Kujton se na plas tr*pi për ty
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut me deklarata të forta lidhur me eksperiencën ...
SHOWBIZ
2 February13:13
“Kujdes mikrofonin”/ Sfida e rrezikshme e “BBV”, 7 orë me këmbët në ujë me akull dhe gjakderdhja që u fsheh nga kamerat
Ajo që u paraqit si një lojë brenda Big Brother VIP Albania, u shndërrua në një skenë shqetësuese që ngre pik&...
SHOWBIZ
2 February13:11
Kush është i dashuri i Kim Kardashian? A është ylli i reality show-t në një lidhje me legjendën britanike të F1?
Legjenda e Formula 1, Lewis Hamilton, thuhet se është në një lidhje me yllin amerikan të reality show-t, Kim Kardashian. Sipas The Sun,...
SHOWBIZ
2 February13:11
Jay-Z përmendet në publikimin e fundit të dosjes Epstein, humbet miliona ndjekës në IG
Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten 3 milionë dokumente nga dosjet e Jeffrey Epstein, së bashku me 2,000 video dhe afërs...
SHOWBIZ
2 February13:10
Të dy krijuan lidhje me Dolcen, Limi dhe Edi shfaqen bashkë pas Big Brother VIP Kosova
Një takim i papritur në orët e para të mëngjesit të së hënës ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe rrjetev...
SHOWBIZ
2 February13:09
A do të jetë Ina nëna e fëmijëve të tij? Keijsi flet pas daljes nga ‘BBVA’
I ftuar diten e sotme në studion e Fan Club, ish-banori i Big Brother VIP 5, Keijsi, ka ndarë opinionet e tij pa filtra për banorët që ...