Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë
SHOWBIZ

“U prita me tapet të kuq”, Cllevio “hap letrat”: Te burgu i Fierit isha me drejtora të Bashkisë Tiranë e shefa komisariatesh

P
Piranjat23 April 2026, 21:29 · 5 min lexim
“U prita me tapet të kuq”, Cllevio “hap letrat”: Te

Pas lirimit nga burgu i Fierit ku ai ndodhej prej afro 7 muajsh, reperi Kleviol Ahmeti i njohur ndryshe si Cllevio, ka folur për ditët e tij të burgimit, gjatë të cilave përjetoi dhe momente të vështira pasi humbi babain.

Në Liven e hapur mbrëmjen e djeshme në TikTok, Cllevio u shpreh falenderues që u ekstradua nga Dubai në Shqipëri pasi ai arriti të shikonte babain e tij për herë të fundit.

“Më vdiq babi në Amerikë edhe u munduam ta nderonim ashtu siç i takonte për ta sjellë në vendin e tij. E sollëm këtu dhe kur ishte dita e varrimit unë dola me leje 5 orë për t’i prekur arkivolin se vetë nuk mund ta prekja se arkivoli ishte i mbyllur. Ja bëra të gjitha adetet që i duhen bërë një prindi, e për këtë isha i kënaqur se erdha në Shqipëri se po të isha në Dubai nuk do e dija enuk do më kishte treguar njeri” tha Cllevio, raporotn newsbomb.al

Më tej, reperi duke mos zbuluar emra apo detaje të tjera, tha se në burgun e Fierit po kryejnë dënimin dhe shumë shefa komisariateshe e drejtora të bashkisë së Tiranës të cilët sipas tij i ka dërguar SPAKU atje.

Reagimi i Cllevios: Më vdiq babi në Amerikë edhe u munduam ta nderonim ashtu siç i takonte për ta sjellë në vendin e tij. E sollëm këtu dhe kur ishte dita e varrimit unë dola me leje 5 orë për t’i prekur arkivolin se vetë nuk mund ta prekja se arkivoli ishte i mbyllur. Ja bëra të gjitha adetet që i duhen bërë një prindi, e për këtë isha i kënaqur se erdha në Shqipëri se po të isha në Dubai nuk do e dija enuk do më kishte treguar njeri.

Te burgu janë të gjithë drejtorat e Bashkisë së Tiranës, çfarë janë disa që i ka kap SPAKU e i ka sjellë aty. Janë të gjithë shefat gango. I kisha te burgu unë. Nja dy janë çuna të mirë, që rrinë me shokët tanë. 2 policë. Janë ca çuna të tjerë, shefa komisariatesh jashtë këta o vëlla.

Ky më shokët e vet, më pritën. E kur më pritën këta ma shtruan burgun me tapet të kuq. Ju se dini ç’a është kjo, por do ua shpjegoj unë. Tapeti i kuq në burg është: Do dhomë ti vëllai? Ja ku e ke. Çfarë do tjetër, të flasësh në telefon? Po! Ja kue ke! Do orën ti? Mbaje në dorë! Aman ju thashë se do ma vjedhin nga dora. Kur shikoja ndonjërin e fshihja orën. Dua të them se të marriin orën atje. Po atletet? Uuu i paske Hermes thotë: M’i jep çik mua sa të bëj një takim. E nuk t’i jep më ai. Çfarë do i thuash ti: Më jep atletet?

Kunjat për Stresin: Ti po më dëgjon mua si skuth tani, se i ke mbaruar të gjitha punët e vjen këtu të më dëgjosh tani. Të gjithë ju që dëgjoni si skutha dëgjoni mirë: Erdha Unë! S’po ju shoh. Nuk do të vij unë t’ju kërkoj juve ore! Ju duhet të vini të më gjeni mua. Se mos vini pastaj të më thoni se ke filanin atje. Nuk kërkoj njeri për Zotin. Kë të shikoj: Ç’a bone? Mirë.

Kam harruar unë, skleroza, më është fshirë truri mua. Kam filluar nga zero sot. Nuk di gjë të kem sharë njeri. Ti e paske dëgjuar, shikoje vetë punën, unë s’di gjë! Unë nuk kam sharë! Vendosini gishtin kokës, dilni dhe ju thoni: As ne nuk kemi gjë! Më lironi dhe mua ore se nuk di ku të futem nga ju! Ore s’donin familjarët që të dilja nga burgu, më thonin: Ku do shkosh? Aman se ai, ky. Unë s’kisha dëgjuar gjë gjasme. Kupton ti? Më thonin mua ka dalë filani. Eë thoja, aman ore se na përgjohen telefonat. Kur s’kam parë gjë e lemë që s’ka ndodhur gjë! Se mos na del ndonjë video se keni bërë a folur ndonjë gjë ore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.