Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë
SHOWBIZ

Urdhër ndalimi për Burak Çelik, aktori turk ndërpret pushimet dhe kthehet me urgjencë në Stamboll

P
Piranjat18 July 2026, 20:34 · 3 min lexim
Urdhër ndalimi për Burak Çelik, aktori turk ndërpret

Aktori i njohur turk Burak Çelik është përballur me një zhvillim të papritur ligjor, i cili e ka detyruar të ndërpresë pushimet familjare në Antalya dhe të rikthehet menjëherë në Stamboll. Sipas mediave turke, ndaj aktorit ishte lëshuar një urdhër ndalimi, për të cilin ai u njoftua gjatë orëve të mëngjesit. Çelik ndodhej me familjen në Antalya, ku kishte zgjedhur të kalonte disa ditë pushimi pas një periudhe të ngarkuar profesionale.

Menjëherë pas marrjes së lajmit, aktori organizoi rikthimin drejt Stambollit së bashku me bashkëshorten e tij, Ece Bayrak, e cila është në muajin e shtatë të shtatzënisë.Për shkak të gjendjes së saj, gjatë udhëtimit është treguar kujdes i veçantë, ndërsa çifti raportohet se ka ruajtur qetësinë pavarësisht situatës së papritur. Familja mbërriti në Stamboll rreth mesditës. Pas kthimit, Burak Çelik u takua menjëherë me avokatin e tij, me të cilin diskutoi detajet e procedurës dhe hapat ligjorë që do të ndiqeshin. I shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor, aktori u paraqit më pas pranë Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë, ku dha deklaratën e tij para autoriteteve përkatëse.

Procedurat dhe verifikimet ligjore zgjatën gjatë gjithë ditës. Pas përfundimit të tyre, Burak Çelik u la i lirë në mbrëmje dhe u rikthye pranë familjes së tij.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të plota lidhur me arsyen konkrete të urdhrit të ndalimit apo natyrën e hetimit. Vetë aktori nuk ka reaguar publikisht për situatën. Burak Çelik preferon ta mbajë jetën private larg vëmendjes së mediave dhe së fundmi po përjeton emocionet e pritjes për t’u bërë baba për herë të parë. Në aspektin profesional, ai u vlerësua për interpretimin e tij në serialin “Yeraltı” gjatë sezonit të kaluar. Aktori pritet të rikthehet në ekran në sezonin e ri me serialin “Haysiyet”.

Pas përfundimit të çështjes së fundit ligjore, Çelik pritet të nisë përgatitjet për projektin e ri, duke zhvilluar takime me ekipin dhe leximet e para të skenarit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.