Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Vanesa flet për herë të parë pas letrës së Indrit: “Kam parë një tjetër njeri jashtë”

P
Piranjat29 May 2026, 00:02 · 4 min lexim
Vanesa flet për herë të parë pas letrës së Indrit:

Vanesa ishte e ftuar në “Uëtëfë Show”, ku hapur për raportin e krijuar brenda “Ferma VIP” me Indrin, por edhe për letrën e famshme me të cilën ai zgjodhi t’i jepte fund publikisht historisë së tyre.

Ajo u shpreh se, pavarësisht mënyrës si ndodhi gjithçka, e respekton vendimin e tij, edhe pse ende nuk i ka të qarta arsyet që e çuan drejt këtij hapi.

“Vendimin që ai ka marrë unë e respektoj. Arsyet i di ai. Nuk është e bukur normalisht, është diçka që askush s’do ndihej mirë, por është vendimi i tij dhe është në rregull (për mua)”, tha Vanesa.
Megjithatë, ajo theksoi se beson tek ndjenjat që kanë ekzistuar mes tyre gjatë qëndrimit në shtëpi, ndonëse Indri shpesh ka shkaktuar konfuzion me qasjen e tij ndaj saj.

“Indrin unë e besoj që ka pasur pëlqim, siç e kam thënë edhe brenda. Besoj se ka pasur edhe probleme, që s’mundem as unë, asnjë njeri t’i kuptojë përderisa nuk e di historinë e tij. Por unë jam një njeri që jepem 100%”, u shpreh ajo.
Vanesa pranoi gjithashtu se ka qenë plotësisht e përfshirë emocionalisht në këtë histori dhe nuk e ka problem ta pranojë publikisht.

“Po, isha e dhënë. Nuk e kam fare kompleks ta pranoj këtë!”

Duke folur për momentin kur u vu në dijeni për letrën e Indrit, ajo tregoi se nuk ishte surprizuar, pasi kishte dijeni për përmbajtjen e saj.

“Unë e dija përmbajtjen e letrës, ndaj nuk më erdhi si shok. Nuk më pëlqeu normalisht. Ishin gjëra të thëna në atë letër që nuk e di sa prej tyre ishin me vend.”
Në intervistë, Vanesa ndau edhe disa pakënaqësi, ose siç thotë ajo “hije dyshimi", lidhur me mënyrën si ishte menaxhuar situata nga produksioni, për mënyrën si po organizoheshin gjërat.

“Ajo që kam thënë në statusin tim, unë e kam thënë përciptas, por po e sqaroj. Unë jam thirrur ditën e enjte për të qenë pjesë e programit ditën e premte, por jo për Indrin. Jam thirrur për të pasur një ballafaqim me dy vajza, por unë e kam refuzuar;

Më vonë më është thënë për ekzistencën e letrës. E marr vesh ekzistencën e letrës ditën e premte. Nuk kam shkuar ditën e premte, normalisht, sepse s’kisha arsye pse, nuk e ndieja;

Ditën e hënë vendosa të mos shkoja, sepse disa hije të mia të dyshimit u vërtetuan.

E para, e gjithë situata, të shkruarit e një letre në një mënyrë të nxituar, mënyra si po organizohej… Fillimisht mu tha t’i bëja një surprizë Indrit ditën e premte, të kisha ballafaqimin me vajzat dhe një surprizë për Indrin.

Unë, si Vanesa, e kam ndier si një lloj gjëje jo të sinqertë; Nuk doja të gjendesha para një situate që dukej si kurth, të gjendesha e papërgatitur.”
Në fund, ajo la të kuptohej se mënyra si i sheh gjërat tani ka ndryshuar ndjeshëm pas daljes nga formati.

“Kam parë një Indri atje brenda me mua dhe shoh një tjetër person tani që kam dalë jashtë.”
Sa i përket mundësisë për një takim jashtë, Vanesa u shpreh shkurt:

“Letra e dha sqarimin e vet dhe nuk e di ç’ka më për t’u thënë.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.