SHOWBIZ

"Vazhdon të jetë një vit dhe një dhjetor i vështirë"/ Festa në familjen e Edlira Çepanit: Forcën e gjej te sytë e fëmijëve të mi

Piranjat Përditësimi i fundit 24 December 2025, 22:24

"Vazhdon të jetë një vit dhe një dhjetor i

Në prag të festave, dhjetori mbledh njerëzit rreth ngrohtësisë së shtëpisë dhe gëzimit familjar, duke krijuar tradita të vogla, por të paharrueshme. Kështu na rrëfen dhe Edlira Çepani teksa ndalet në dhjetorin e saj. Ajo ndan me ne, jo vetëm traditat që mbartin vite kujtimesh, por edhe forcën e brendshme që e ka shoqëruar në një vit sfidues.

Ajo flet për dashurinë, për sfidat, për fëmijët që i japin dritë çdo dite, për humbjet që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, por edhe për guximin për të ngritur zërin përballë padrejtësive. Në këtë rrëfim të sinqertë, Edlira na çon pas kuintave të jetës së saj si nënë, aktiviste dhe grua që beson se dashuria, shpresa dhe besimi janë udhërrëfyesit më të fortë të njeriut, jo vetëm në dhjetor, por në çdo ditë të vitit. 

Edlira jemi në dhjetor, çfarë simbolizon për ju ky muaj? 

Dhjetori simbolizon shumë gjëra për mua. E para shumë punë dhe afate për t'u plotësuar në fund të vitit. Por, gjëja më e bukur e dhjetorit është atmosfera, koha që kalon me familjen, koha që kalon me fëmijët, janë ato gëzimet e festave. Dhjetori është një muaj shumë kompleks, por edhe një nga muajt më të bukur të vitit. 
Si festoni me fëmijët? 

Ne kemi një traditë në familje që çdo festë, qoftë e vogël apo e madhe, e festojmë shumë. Dhjetorin e kemi me merak të veçantë. E bëjmë pemën shumë para të tjerëve dhe e heqim më vonë. Kemi disa tradita tonat për drekën ose darkën e Krishtlindjes, dhuratat që bëjmë me fëmijët, kohën që kalojmë me të gjithë familjen e madhe, mundësinë për të ndihmuar ata që janë në nevojë dhe që nuk i festojnë dot festat njësoj si ne. Tradita të vogla, por të rëndësishme për të bërë të lumtur fëmijët. 
Cili është kujtimi më i dashur me Gertin dhe fëmijët gjatë festave që ju shoqëron gjithmonë? 

Kujtimi më i dashur është koha e kaluar bashkë. Ne bëmë një pakt me veten dhe njëri-tjetrin kur u bëmë prindër, që nuk do t'ia merrnim asnjëherë kohën fëmijëve për angazhime të tjera. Kohën që kalojmë me fëmijët e kemi patur dhe e kemi gjithmonë shumë të rëndësishme. Dhjetori është një nga ato kohë ku mundohemi të bëjmë të mundur, që gjithë kohën t'i bëjmë fëmijët sa më të lumtur, që ata ta shijojnë deri në fund atmosferën, prezencën e familjes, ato kujtimet e vogla që krijojmë. Ne kemi një nga kujtimet më të bukura, pasi Ajra krijoi një kavanoz të vogël. ku çdo ditë të vitit, fusnim të gjithë letra të vogla ku shkruanim gjërat për të cilat jemi mirënjohës.

Kjo është një nga traditat më të bukura që kemi, sepse në fund të vitit e hapim dhe lexojmë për çka kemi qenë mirënjohës gjatë gjithë vitit. Një nga traditat e bukura dhe kujtimet e bukura që kemi është edhe babagjyshi sekret, ku ne marrim emrin e njërit prej anëtarëve të familjes, i bëjmë një dhuratë sekrete dhe pastaj personi duhet ta zbulojë. Udhëtimet, ushqimet, lojërat, të gjitha të orientuara drejt lumturisë së fëmijëve dhe kënaqësisë së tyre në këtë atmosferë të veçantë festash. 
A i vazhdoni traditat njësoj si në vitet e kaluara? 

Një nga vendimet pas largimit nga jeta e Gertit është që të gjitha traditat t'i vazhdojmë njësoj, sepse ne jemi të gjithë bashkë, ndonëse ai nuk është fizikisht me ne. I vazhdojmë njësoj edhe më të forta se përpara. 
Cili është mesazhi për dashurinë, forcën dhe qëndrueshmërinë që ju sjell ky dhjetor? 

Vazhdon të jetë një vit dhe një dhjetor i vështirë. Në kohën e festave e ndjejmë edhe më shumë mungesën e atyre që nuk janë fizikisht pranë nesh, por është e rëndësishme të kuptojmë që siç thuhet në Bibël, “tre gjëra kanë shumë rëndësi në jetë: Besimi, shpresa dhe dashuria”. E rëndësishme jo vetëm në dhjetor, por në çdo ditë të vitit është ajo dashuria që ne kemi për njëri-tjetrin dhe që duhet t'ia shprehim njëri-tjetrit çdo ditë. 

Cili ka qenë mësimi më i madh që ke marrë nga ky vit? 

Mësimi kryesor që kam marrë është që ndonjëherë përballemi me sfida, të cilat nuk i prisnim, me njerëz të cilët nuk na duan apo na sulmojnë pa arsye, që na krijojnë sfida të reja, të cilët na pengojnë për të ecur përpara ashtu siç do donim. Mësimi që kam marrë është që të gjitha këto sfida duhen lënë mënjanë dhe duhet të investojmë tek ata njerëz në jetë, të cilët realisht vlejnë, të cilët na duan dhe meritojnë kohë në jetën tonë dhe të gjithë dashurinë tonë. 
A ka një moment të veçantë që e kujton me emocion nga ky vit? 

Ka patur momente shumë të veçanta ky vit. Momentet më të bukura që unë kujtoj janë njerëzit, të njohur dhe të panjohur, që më takojnë në rrugë, më përqafojnë dhe më japin forcë. Kjo ka qenë një nga eksperiencat më të bukura, një mbështetje dhe një dashuri e jashtëzakonshme që kam marrë në çdo cep të Shqipërisë, një mbështetje e jashtëzakonshme për të cilët unë jam shumë mirënjohëse. 

Mes teje dhe Gertit, kujt i ngjajnë fëmijët dhe si do të mund t’i përshkruanit ata? 

Mendoj se kemi qenë me shumë fat sepse fëmijët kanë marrë gjërat më të mira nga secili prej nesh. Ajra, e paralindura jonë, ka një shpirt të jashtëzakonshëm luftarak dhe këmbëngulje të fortë për çdo gjë tek e cila beson. Është e shkëlqyer në çdo lëndë në shkollë, por ka pasion dhe talent në pikturë. Është fëmijë shumë i mprehtë, nuk i shpëton asnjë detaj, por njëkohësisht ka dhe buzëqeshjen më të ëmbël në botë. Reinarti, ka ardhur si një vorbull dashurie në familjen tonë. Gjithmonë i qeshur, me një pozitivitet që arrin të çarmatosë këdo që ka përballë, por dhe me shumë respekt për mendimin e tij të cilin e mbron fort dhe me këmbëngulje.

Reinarti është një fëmijë që shkëlqen kudo në shkollë, ka pasion të veçantë matematikën, studion me shumë qejf planetët, shtetet e botës dhe është shumë kurioz për gjithçka që e rrethon. Ka një lidhje shumë natyrale me muzikën dhe është një fëmijë shumë empatik. Të dy kanë një botë të madhe dhe na japin një dashuri të pakufishme, na kanë sfiduar ta shohim jetën me sytë e tyre dhe na kanë hapur horizonte të reja që kur kanë lindur. Janë një bekim i jashtëzakonshëm! 
Po ti nga cili prind ke marrë më shumë? 

Unë jam një kombinim i prindërve të mi. Nga babi kam marrë diplomacinë dhe shpirtin kureshtar për të udhëtuar e për të zbuluar vende të reja, si dhe dëshirën për të ndenjur sa më pranë njerëzve duke mësuar e u frymëzuar prej tyre. Nga mami kam marrë vendosmërinë dhe dëshirën për ta bërë çdo gjë mirë, deri në detajin e fundit. Nga mami kam edhe shpirtin pak rebel, për të kundërshtuar me zë të fortë çdo padrejtësi e gjë që s’më pëlqen, por edhe dhembshurinë. Kam mësuar shumë edhe nga ime motër dhe im vëlla. Linda ka qenë gjithmonë modeli se si mund t’ia dalësh në çdo qëllim që i vë vetes! Nga Arbri jam munduar të marr pak sens humori, por atë e ka natyralisht karakteristikë të vetën dhe të patjetërsueshme ai. Edhe pse është vëllai i vogël kam mësuar gjithmonë prej tij, nga pasioni me të cilin i bën gjërat dhe nga forca dhe shpirti i bukur që ka. 

Cilët kanë qenë njerëzit që të kanë mbështetur dhe frymëzuar më shumë në këtë vit të vështirë? 

Patjetër gjithmonë familja ime, prindërit e mi, im vëlla, motra ime, të parët, gjithmonë fëmijët e mi që më frymëzojnë dhe fuqizojnë çdo ditë. Sa herë hap sytë dhe i shoh aty në krah tim. Më kanë frymëzuar dhe mbështetur shumë të afërm, koleg, skuadra ime, të cilët nuk janë vetëm njerëzit me të cilët punoj, por janë bërë pjesë e familjes time dhe, siç e thashë, të gjithë ata njerëz të njohur dhe të panjohur, kanë qenë një mbështetje e jashtëzakonshme dhe nuk e kanë kursyer kurrë mbështetjen, dashurinë edhe fjalët e mira në këto në këto kohë të vështira. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?