Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Victoria Beckham rrëfen pasiguritë e saj: Nuk jam ndjerë kurrë mjaftueshëm e mirë

P
Piranjat27 May 2026, 21:32 · 2 min lexim
Victoria Beckham rrëfen pasiguritë e saj: Nuk jam ndjerë

Victoria Beckham ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional për pasiguritë që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës së saj. Stilistja dhe ish-anëtarja e grupit të famshëm Spice Girls pranoi se për shumë vite është ndjerë sikur “nuk ishte mjaftueshëm e mirë”, pavarësisht suksesit të madh në muzikë, modë dhe biznes.

Në një intervistë për The Times, Victoria foli hapur për mënyrën si e ka parë veten ndër vite dhe si mosha e ka ndihmuar të fitojë më shumë vetëbesim.

“E kam kaluar gjithë jetën duke ndjerë sikur nuk jam mjaftueshëm e mirë”, u shpreh ajo, duke shtuar se një nga gjërat më të bukura të të 50-ave është fakti që tashmë i intereson shumë më pak mendimi i të tjerëve.

Ajo tregoi se për pjesën më të madhe të jetës nuk ka qenë e lumtur me imazhin e saj, por sot ka mësuar ta pranojë dhe ta vlerësojë veten ndryshe. Sipas saj, mosha nuk duhet parë si kufizim apo si arsye për të hequr dorë nga kujdesi për veten.

“Nuk ke pse të dorëzohesh sepse je 50 vjeç. Kjo nuk do të thotë që duhet të bësh kompromis. Mund të dukesh ende mirë dhe të ndihesh mirë me veten”, deklaroi ajo.

Victoria Beckham theksoi gjithashtu se sot stërvitet edhe më fort sesa në të 20-at apo 30-at e saj, duke treguar se energjia dhe ambicia nuk lidhen domosdoshmërisht me moshën.

“Ende mund të arrish gjëra të mëdha ndërsa plakesh”, tha biznesmenja dhe stilistja, e cila vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara në industrinë e modës dhe showbiz-it.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.