VIDEO/ Dalin pamjet e momentit kur Moza "godet" Adionin

Pas pretendimeve të ngritura gjatë mbrëmjes së djeshme nga Adioni, i cili deklaroi se u godit dhe u lëndua fizikisht me një fshesë nga Mimoza Ahmeti, materiale të reja filmike kanë dalë në dritë për të sqaruar dinamikën e plotë të situatës.
Videot e shpërndara në rrjet tregojnë se veprimi i Ahmetit ka ndodhur në kontekstin e një shakaje dhe nuk është burimi i dëmtimit. Sipas pamjeve, lëndimi në krahun e Adionit është regjistruar disa orë përpara këtij momenti.
Gjatë zhvillimit të njërës prej sfidave të programit, ai është rrëzuar teksa vraponte, duke shkaktuar kështu dëmtimin fizik në fjalë.
Zbardhja e kësaj kronologjie ka sjellë reagime të menjëhershme nga ndjekësit e formatit në platformat sociale.
Kjo mospërputhje mes deklaratës së konkurrentit dhe pamjeve filmike ka bërë që audienca të ngrejë pikëpyetje mbi vërtetësinë e tij, duke e kritikuar për deklarata të rreme.
Lexo edhe
SHOWBIZ
"Ia kalon edhe Rogertit"/ Ky konkurrent i Ferma VIP nuk po pëlqehet aspak nga publiku dhe ka një arsye pse

Britney Spears pranon fajësinë dhe shpallet fajtore, dënohet

VIDEO/ Konfirmohet romanca e re e Jonida Maliqit, kapet "mat" krah ish-banorit të BBVIP

Sulmet ndaj Mimoza Ahmeti, ish-konkurrenti i Ferma Vip reagon ashpër!

Reagim i fortë i familjarëve të Mozës: Thirrje për ndërhyrje ndaj produksionit





