VIDEO/ Fabjola thyen “rregullin e familjes”, afrohet sërish me Adionin në Ferma VIP 3

Edhe pse më herët, gjatë qëndrimit në spektaklin “Ferma VIP 3”, konkurrentja Fabjola kishte marrë një mesazh të drejtpërdrejtë nga vëllai i saj gjatë “Prime”-it të së premtes, ku i kërkohej që të mos krijonte lidhje romantike brenda formatit, duket se ajo nuk i ka qëndruar gjatë këtij qëndrimi.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Fabjola është parë në momente të afërta me fermerin Adion, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Pamjet e publikuara në faqen zyrtare të spektaklit tregojnë Fabjolën pranë shtratit të Adionit, ku ajo shihet duke e ledhatuar, një skenë që është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e qartë e afrimitetit mes tyre.
Kjo dinamikë e re ka ndarë opinionin publik, me një pjesë të fansave që e shohin si fillimin e një romance brenda fermës, ndërsa të tjerë e kritikojnë për mosrespektimin e këshillës familjare.
Më herët është diskutuar edhe për një situatë ku Fabjola është shprehur: “Ne të dy nuk mund të vazhdojmë”, duke lënë të kuptohet se ka pasur tensione mes saj dhe Adionit, si dhe presion nga jashtë formatit.
Ende nuk dihet se si do të zhvillohet marrëdhënia mes tyre në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt: Fabjola dhe Adion janë kthyer në një nga çiftet më të përfolura të këtij edicioni, duke mbajtur publikun të angazhuar me çdo lëvizje të tyre brenda fermës.
View this post on Instagram
Lexo edhe
SHOWBIZ
Ditë e veçantë për Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, Luna Mari feston 2-vjetorin

I propozoi martesë! Diola Dosti rrëfen emocionet e momentit kur Erolld Belegu i dha unazën

U nda nga i dashuri për Indrin, Vanesa: Po jetoj emocione të vërteta brenda fermës, s’jam vajzë skandalesh

Edisa i kërkon falje Arjan Konomit: U tregova impulsive, ama nuk jam totalisht e penduar sepse…

“Apex” thyen rekordet në Netflix, sa shikime arriti në vetëm 3 ditë?





