VIDEO/ Martohet vajza më e bukur në botë. Pamje nga momenti i ceremonisë

Tilan Blondeau, francezja 25-vjeçare që dikur u cilësua si "vajza më e bukur në botë", është martuar me të fejuarin e saj në Paris.
Për ditën e saj të veçantë, Blondeau zgjodhi një fustan elegant të bardhë nusërie, të kompletuar me një pelerinë.
Modelja i kishte lidhur flokët në një topuz të ulët dhe kishte zgjedhur një grim të lehtë e natyral.
Dhëndri, nga ana tjetër, u shfaq me një kostum blu të errët, këmishë të bardhë dhe flokët e krehur prapa me xhel. Blondeau dhe partneri i saj prej tetë vitesh, biznesmeni Benjamin Atali, mbërritën në ceremoni me një Porsche 356 Speedster. Të ftuarit i pritën jashtë, duke i përshëndetur dhe duke fiksuar momentet me foto dhe video.
Në mars të këtij viti, Tilan Blondeau njoftoi fejesën e saj përmes një postimi në Instagram. Ajo publikoi disa foto romantike nga udhëtimi i tyre dhe shkroi: "I thashë 'po' shokut tim më të mirë." /PiranjatNews/
????✨ Mariage de Thylane Blondeau et Benjamin Attal à la mairie du 16e arrondissement de Paris
— Closer France (@closerfr) June 29, 2026
Grand jour pour Thylane Blondeau et Benjamin Attal ! Le couple s’est dit « oui » lors d’une cérémonie organisée à la mairie du 16e arrondissement de Paris, entouré de leurs proches.… pic.twitter.com/FaNF2H0JqG
Lexo edhe
SHOWBIZ
Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet nënë e vetme me IVF: Fëmijës i duhet një nënë e lumtur

Filmi për Michael Jackson vendos rekord historik, bëhet biografia më fitimprurëse e të gjitha kohërave

“Ishte natë e paharrueshme”, Egli Tako flet për eksperiencën në Big Brother

Dua Lipa emocionon me urimin për ditëlindjen e nënës së saj: Mbretëresha e shtëpisë dhe zemrave tona

“Qelizat më frikësuan për një tumor”/ Aulona Musta rrëfen vitin më të vështirë





