Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri... “Jam shumë mirënjohës që e kam pranë çdo ditë”, Sylvester Stallone i dedikon fjalët e ëmbla bashkëshortes... "Do të godas me grusht, e kupton apo jo?", trajneri i Juventusit shpërthen ndaj lojtarit të tij Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK “Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi...
SHOWBIZ

VIDEO/ Pas sherrit të bujshëm në "Ferma VIP", ndodh e papritura mes DJ Bujakës dhe Mimoza Ahmetit

P
Piranjat22 June 2026, 16:05 · 2 min lexim
VIDEO/ Pas sherrit të bujshëm në "Ferma VIP", ndodh e

Një kthesë e papritur është shënuar në raportin mes DJ Bujakës dhe poetes Mimoza Ahmeti, pas tensioneve që patën gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Ferma VIP”.

Vetëm një ditë para finales së spektaklit, miqësia e tyre u vu në pikëpyetje pas një debati të fortë brenda fermës, ku DJ Bujaka shprehu pakënaqësi ndaj sjelljes së saj dhe madje e akuzoi për “shkelje të shoqërisë” mes tyre. Ky moment u bë menjëherë temë diskutimi në rrjet dhe mes fansave të programit.

Por, pas përfundimit të reality show-t, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Të dy kanë lënë pas keqkuptimet dhe duket se kanë zgjedhur të mos i japin më peshë konflikteve të krijuara në kushtet e lojës.

Rikthimi i afrimit mes tyre është vënë re në eventin e parë të DJ Bujakës pas finales së “Ferma VIP”, ku Mimoza Ahmeti është shfaqur për ta mbështetur publikisht. Ky gjest është parë si një sinjal i qartë se raporti i tyre është normalizuar.

Në një postim të ndarë në Instagram, DJ Bujaka ka publikuar pamje nga eventi duke shkruar: “Kush ka ardh te eventi i Bujakës”, duke lënë të kuptohet se atmosfera mes tyre është sërish miqësore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.