VIDEO/ Princeshë Geraldina i këndon vëllait të porsalindur Aleksandër, ja ninulla që i surprizoi të gjithë

Princ Leka ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë dhe plot emocion mes vajzës së tij, princeshë Geraldina, dhe vëllait të saj të vogël, princit Aleksandër. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Geraldina shihet duke i kënduar me përkëdheli foshnjës një këngë të veçantë, duke shprehur dashurinë dhe afërsinë për vëllain e sapolindur.
“Një melodi dashurie nga Geraldina për vëllain e saj të vogël, Aleksandër. Kujtimi i parë i një lidhjeje që do t’i shoqërojë gjithë jetën”, ka shkruar Princ Leka krahas videos.
Vogëlushi Aleksandër erdhi në jetë më 10 korrik, duke sjellë gëzim në familjen e Princ Lekës dhe Blerta Celibashit, të cilët u bënë prindër për herë të parë së bashku.
Momenti i ndarë nga Princ Leka është pritur me shumë reagime nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e ëmbël mes dy fëmijëve.
View this post on Instagram
Lexo edhe
SHOWBIZ
Ornella Muti dhe vajza e saj kërkojnë shtetësinë ruse: Është pjesë e origjinës sonë

“Nuk është transmetuar”/ Ish banori i BBV pranon se ka kryer marrëdhënie brenda shtëpisë

Modeli i rrobave të banjës që "sfidon" kohën, Meghan Markle rikthen stilin e Princeshë Dianës

Sara Gjordeni ka një këshillë për vajzat: Martohuni me financier, jo këngëtar

Donnarumma kurorëzon dashurinë me Alessia Elefante në një dasmë përrallore! Haaland dhe Mancini mes të ftuarve të shquar

Diddy përfshihet në një sherr në burg, vendoset në izolim

Rita Ora zbulon zakonin shqiptar që e shoqëron ende: E kam marrë nga gjyshja

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj





