Visjan Ukcenaj tregon 40 minutat që i ndryshuan jetën me Jonën: E shikoja, ishte një vajzë që ecte me shikimin drejt

Aktori i njohur, Visjan Ukcenaj, ka qenë i ftuar në “Grida Duma Podcast”, ku dha një intervistë me humor, batuta dhe histori që nuk i ka treguar më parë.
Ai ka treguar se si është njohur me bashkëshorten e tij, Jonën, për të cilën thotë se jeta e ka treguar se e ka bërë për vete ‘vetëm me një takim kafe, 40 minuta që patëm bashkë’.
Aktori rrëfen se Jona ishte totalisht ndryshe nga të tjerët në Akademinë e Arteve dhe kjo që e impresionoi.
Pjesë nga intervista:
Në fillim nuk i thoja asgjë, se s’më jepte mundësi të flisja. I thoja dalim për kafe. Por ajo që dua të them, çështja e energjisë është unë mendoj sipas variantit tim, por e tregoi jeta më pas, e kam bërë për vete vetëm me një takim kafe, 40 minuta që patëm bashkë.
Si e çove deri 40 minuta?
Ishte një betejë, sepse Jona sapo kishte ardhur në Akademinë e Arteve. Ishte në vit të parë për regji teatri, unë isha në vitin e tretë për aktrim.
Dramë?
Dramë. E shikoja dhe ishte një vajzë që s’fliste me askënd, ecte me shikimin drejt.
E piketove ti?
Ndërkohë në një shkollë që të gjithë ishin deklamativ, të gjithë donin dukeshin, domethënë mjaftonte të dukej bukur fasada, nuk ka rëndësi si ishin brenda, dhe ishte vetë shkolla e tillë. Njerëzit kishin tendencë, sens, protagonizëm të mbingarkuar. Edhe Jona ishte ndryshe totalisht, dhe më impresionoi me thënë të drejtën. Sepse shikoja një ngjyrë që nuk e shikoje vërdallë. Dhe kjo gjë ishte dhe sfidë. Ndoshta ishte sfidë kafshërore, në sensin që do të ketë diçka e cila duket e veçantë, e bukur, ndryshe. Dua ta kem.
Edhe ndoshta nisi si instikt human normal, besoj edhe derisa përfundoi në një dashuri që sot shumë shpejt bën 16 vite.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Bledi Mane nuk i ndal sulmet ndaj Deas: Na çau miu në shtëpinë e BBVA, nga mungesa e higjenës së asaj

Elvana Gjata emocionon me urimin për 70-vjetorin e nënës: Të kam në shpirt e zemër!

Aktorja Beren Saat nën hetim në kuadër të një operacioni anti-dr*gë!

Konfirmohet shkaku i vdekjes së legjendës së WWE-së!

Upss/ Flor Mumajesi për Soni Malajn: "Nuk është dashuri e madhe, por më shumë një..." (Video)





