Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari Erion Veliaj shtrohet në spital Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ...
SHOWBIZ

Vrasja e Tupac shkon në gjyq 30 vite pas atentatit: Ishte përplasje mes bandave

P
Piranjat18 August 2026, 12:39 · 4 min lexim
Vrasja e Tupac shkon në gjyq 30 vite pas atentatit: Ishte përplasje

Pas afro tre dekadash mister, një prej çështjeve më të bujshme në historinë e muzikës amerikane ka mbërritur më në fund në sallën e gjyqit. Në Las Vegas ka nisur procesi ndaj Duane “Keffe D” Davis, i akuzuar për përfshirjen në organizimin e atentatit që i mori jetën legjendës së hip-hopit, Tupac Shakur.

Prokuroria e ka ndërtuar çështjen mbi versionin se vrasja ishte një akt hakmarrjeje, i ardhur pas një përplasjeje mes Tupac dhe Orlando Anderson, nipit të Davis, në Las Vegas. Sipas prokurorit Binu Pilal, konflikti mes tyre u kthye në shkëndijën që çoi drejt atentatit.

Akuza pretendon se Davis siguroi armën dhe organizoi sulmin, ndërsa personi që ndodhej në sediljen e pasme të automjetit hapi zjarr ndaj makinës ku udhëtonte reperi.

Mbrëmjen e 7 shtatorit 1996, rreth dy orë e gjysmë pas përleshjes, Tupac po udhëtonte në një BMW në Las Vegas së bashku me njerëzit e tij, kur një Cadillac i bardhë iu afrua automjetit. Nga makina u qëlluan disa plumba, duke e plagosur rëndë reperin 25-vjeçar.

Tupac u dërgua në spital, por gjendja e tij u përkeqësua dhe gjashtë ditë më vonë, më 13 shtator 1996, ai ndërroi jetë. Vrasja mbeti e pazbardhur për dekada dhe u kthye në një nga misteret më të mëdha të historisë së hip-hopit.

Sipas prokurorisë, Davis ka bërë ndër vite një sërë deklaratash për ngjarjen, si në intervista për mediat dhe autoritetet, ashtu edhe në kujtimet e tij të publikuara në vitin 2019. Këto dëshmi pritet të kenë një rol të rëndësishëm në procesin gjyqësor.

Megjithatë, Davis, tashmë 63 vjeç, i mohon akuzat. Mbrojtja e tij, e përfaqësuar nga avokati Michael Sanft, argumenton se prokuroria nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për të vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm se klienti i tij është përgjegjës për vrasjen.

Avokatët kanë vënë gjithashtu në pikëpyetje mënyrën se si është zhvilluar hetimi ndër vite, duke kërkuar që juria të mos mbështetet vetëm te deklaratat e bëra nga Davis shumë vite pas ngjarjes.

Tupac Shakur, i njohur në mbarë botën si 2Pac, ishte vetëm 25 vjeç kur u vra. Në një karrierë të shkurtër, ai u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të kulturës hip-hop dhe një prej zërave kryesorë të rivalitetit mes skenës së Bregut Lindor dhe asaj të Bregut Perëndimor.

Këngë si “California Love” dhe albumi “All Eyez on Me” e konsoliduan statusin e tij si një ikonë globale, ndërsa vdekja e parakohshme vetëm sa e forcoi legjendën rreth emrit të tij.

Çështja mori një kthesë vendimtare dekada më vonë, kur Davis filloi të fliste publikisht për ngjarjen dhe më pas publikoi kujtimet e tij. Megjithatë, ai më vonë u tërhoq nga disa prej deklaratave, duke pretenduar se një pjesë e tyre ishte ekzagjeruar dhe se disa materiale ishin shkruar nga persona të tjerë.

Tashmë, pas rreth 30 vitesh, fjalën e ka juria. Procesi pritet të përcaktojë nëse Duane “Keffe D” Davis mban përgjegjësi penale për një nga vrasjet më të bujshme të historisë së muzikës.

Në rast se shpallet fajtor, Davis përballet me mundësinë e një dënimi me burgim të përjetshëm, pa mundësi lirimi me kusht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.