Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin personal dhe ndryshimet që ka përjetuar ndër vite. Pas më shumë se një dekade në muzikë, këngëtarja thotë se sot ndihet më e pjekur, më e qartë dhe mbi të gjitha më e lumtur me veten.
Nga vajza vetëm 14-vjeçare që u bë e njohur për publikun përmes “X Factor”, deri tek artistja që sot thotë se ka arritur në “versionin e saj ultimat”, Xhesika ka kaluar nëpër një rrugëtim me suksese, sfida dhe momente të vështira personale.
Në një intervistë për “Bordo”, këngëtarja ka folur hapur për karrierën, familjen, humbjen e prindërve, transformimin e saj fizik, por edhe për dashurinë dhe partnerin që ka në krah.
Duke folur për fillimet në muzikë, Xhesika tregon se pasioni i saj është ushqyer që në fëmijëri nga familja. Prindërit besuan tek talenti i saj dhe e mbështetën që në momentin kur, në moshën 12-vjeçare, nisi kursin e kitarës. Më pas erdhi pjesëmarrja në “X Factor”, ku ajo arriti të renditej e treta mes mijëra konkurrentëve.
Sot, pas rreth 15 vitesh eksperiencë, Xhesika pranon se ka ndryshuar shumë.
“Sidomos dy vitet e fundit kam pësuar një katarsis. Ndihem në më të mirën time, në versionin tim ultimat”, shprehet ajo, duke shtuar se Xhesika 14-vjeçare e kohës së “X Factor” do të ishte krenare për gruan që është sot.
Një ndryshim që ka tërhequr vëmendjen është edhe transformimi i saj fizik. Këngëtarja tregon se edhe kur peshonte 96 kilogramë ndihej e lumtur me veten dhe nuk e kishte konsideruar pamjen si problem. Vendimi për të ndryshuar stilin e jetesës, sipas saj, lidhej më shumë me shëndetin dhe kujdesin ndaj vetes sesa me aspektin estetik. Ajo tregon se një rol të rëndësishëm në këtë proces ka pasur edhe partneri i saj, i cili kujdeset shumë për veten dhe e motivon edhe atë të bëjë të njëjtën gjë.
Por pikërisht kur flet për partnerin, Xhesika zbulon edhe një detaj që nuk e kishte treguar më parë publikisht. Dyshja janë njohur në rrjetet sociale.
“U njohëm në rrjetet sociale dhe është hera e parë që e them. Ai ishte mashkulli i parë që i ktheva përgjigje sportivisht në Instagram”, rrëfen këngëtarja.
Madje, që në takimet e para, ajo kishte ndier se kishte gjetur personin e duhur.
“Për herën e parë që e kam përqafuar, kam shkuar te babi dhe i thashë: Kam gjetur njeriun e jetës”, tregon Xhesika.
Këngëtarja nuk i kursen fjalët e dashurisë për partnerin, duke treguar se marrëdhënia e tyre është një nga gjërat që e bën më të lumtur sot. Dyshja kanë folur gjithashtu për të ardhmen dhe ëndërrojnë krijimin e një familjeje së bashku.
“Duam të ndërtojmë atë folenë tonë të bukur me maçokët tanë, me qenusha, me beba”, shprehet ajo, duke treguar se të dy janë shumë familjarë dhe e presin me entuziazëm atë që do t’u sjellë e ardhmja.
Mes momenteve më të bukura të jetës, Xhesika veçon pikërisht njohjen me partnerin. Ndërsa periudhat më të dhimbshme kanë qenë humbjet e prindërve të saj: të nënës gjashtë vite më parë dhe të babait në shkurt. Pavarësisht dhimbjeve dhe sfidave, artistja thotë se sot është në një fazë të mirë të jetës, si personalisht ashtu edhe profesionalisht.
Për verën, Xhesika nuk ka ndërmend të pushojë. Ajo dëshiron të jetë sa më pranë publikut përmes koncerteve dhe muzikës së saj, ndërsa zbulon se në të ardhmen mund të vijë edhe një projekt i veçantë i realizuar së bashku me partnerin, i cili gjithashtu shkruan.
“Shkruajmë të dy, çdo gjë e kemi në sintoni edhe në muzikë”, përfundon ajo.
Përshtatja e “Odisesë” nga Christopher Nolan është cilësuar si një nga projektet më ambicioze kinematografike t&e...
Futbollisti francez, Michael Olise, është në qendër të raportimeve të mediave të huaja, pasi një grua gjermane ka preten...
Afrimiteti mes Butrint Imerit dhe aktores turke me origjinë shqiptare, Su Burcu Yazgi Coskun, duket se nuk ka zgjatur shumë. Dyshja, e cila vetëm...
Rezart Veleshnja duket se po përjeton një histori të re dashurie, të cilën deri më tani ka zgjedhur ta mbajë larg vëmend...
Pas deklaratës së fundit të këngëtarit Labinot Tahiri për ndihmesën kundrejt familjes së të ndjerit Shpat Kasapit s...
Bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka reaguar publikisht pas vendimit të Labinot Tahirit për të mbë...
Ka histori që duken të pabesueshme, por janë tërësisht reale. Njëra prej tyre është ajo e Sylvester Stallone, aktorit ...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri ka marrë një vendim për të ndihmuar dhe mbështetur familjen e këngëtarit...
Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, ishin ndër personazhet më të komentuar në finalen e Kupës së ...