Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet nënë e vetme me IVF: Fëmijës i duhet një nënë e lumtur

P
Piranjat29 June 2026, 19:16 · 2 min lexim
Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet

Xhuli Nura ka reaguar pas kritikave të shumta që ka marrë për zgjedhjen e saj për t’u bërë nënë e vetme përmes IVF-së. Ajo foli për arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi, duke theksuar se prioriteti kryesor për një fëmijë është të rritet në një ambient të mbushur me dashuri dhe përkujdesje.

“E vetmja gjë që i nevojitet fëmijës është një fëmijëri e lumtur edhe një nënë e lumtur që është e përmbushur, që i jep të gjitha gjërat që i nevojiten. Nuk po them që babai nuk është i rëndësishëm, është shumë i rëndësishëm, por nuk do të thotë që nuk vjen nesër një prind që do të jetë prind. Jo gjithmonë prindi biologjik është prindi ideal, adekuat për fëmijën e vet, kemi raste të ndryshme”, u shpreh ajo.

Nura shtoi se, sipas saj, në shumë raste është më mirë që një fëmijë të rritet larg një ambienti toksik sesa në një familje ku ka dhunë, tradhti apo trauma.

“Shpeshherë më mirë me qenë vetëm se me njerëz të gabuar që lënë trauma në familje, në shoqërinë tonë e në fëmijët e tyre”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur edhe komenteve që e kanë cilësuar vendimin e saj si egoist, Xhuli theksoi se egoizmi nuk lidhet me dëshirën për t’i ofruar një fëmije dashuri dhe kushte të mira për t’u rritur.

“Sa i përket fjalës egoizmi, egoizmi është kur ti krijon një familje dhe e lë nëpër spitale, bërllok, jetimore. Nuk është kur një prind i jep çmos fëmijës së vet të rritet me të gjitha të mirat”, përfundoi tutje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.