Xum Allushi në zi, humb shokun e fëmijërisë: Na ke thyer zemrën

Xum Allushi ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të dhimbshëm për humbjen e një miku të tij të fëmijërisë.
Përmes një fotografie të vjetër ku shfaqen së bashku, Xumi ka kujtuar mikun e tij, duke treguar se janë rritur në të njëjtën lagje në Durrës dhe kanë ndarë shumë momente gjatë fëmijërisë.
Nga fjalët e tij kuptohet se ai ka marrë pjesë në përcjelljen e fundit të mikut, një moment që e ka përjetuar rëndë.
“Tono, na thyve zemrën vlla. U rritëm të dy bashkë te lagjja ‘Restorant Durrësit’. Sot ishte ditë e vështirë shumë për mua kur të pashë që të hodhën dheun sipër”, shkruan Xumi.
Ai e përshkruan mikun e ndjerë si “djalë të mirë dhe trim”, ndërsa kujton me nostalgji vitet kur dilnin nga shtëpia për të parë njëri-tjetrin dhe aventurat që bënin së bashku nëpër lagje.
“S’kam çfarë të them më shumë, thjesht sot di që na ke thyer zemrën, shoku im i fëmijërisë. Nuk do harroj asnjëherë kur mlidheshim te shtëpia dhe shihnim Gokun, apo kur nuk lëshim budallëk pa bërë të dy nëpër lagje e kudo”, vijon ai.
Në fund, Xum Allushi e mbyll dedikimin me një lutje për mikun e tij:
“Zoti të dhëntë xhenetin, amin!”
Një mesazh i shkurtër, por i mbushur me kujtime dhe dhimbje për humbjen e një njeriu me të cilin kishte ndarë një pjesë të rëndësishme të fëmijërisë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley humbin betejën me Daily Mail, urdhërohen të paguajnë 9.54 milionë paund

Olivia Rodrigo i pagoi 5 mijë dollarë një fansi, ja arsyeja

“Zemra ime është plot”, Dolce në një romancë, zbulon detaje nga partneri

G-Bani ngre dyshime për fejesë/ Fotografia misterioze ndez rrjetin

Vijon suksesin “New Religion”, Bebe Rexha në MTV Music Awards me dy nominime





