Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

Ylli Limanit i ndodh e papritura në Spanjë, i vjedhin telefonin dhe portofolin

P
Piranjat27 June 2026, 19:24 · 1 min lexim
Ylli Limanit i ndodh e papritura në Spanjë, i vjedhin telefonin dhe

Këngëtari i njohur shqiptar, Ylli Limani, është përballur me një incident të pakëndshëm gjatë pushimeve të tij në Spanja, ku i janë vjedhur sendet personale. Dyshimet për ngjarjen nisën pasi artisti publikoi një video në TikTok, ku shfaqej duke shijuar kohën e lirë në një barkë nën rrezet e diellit.

Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi përshkrimi i videos, ku ai me nota ironike pyeste se kujt i ishin vjedhur telefoni, portofoli dhe sendet e tjera personale pikërisht gjatë qëndrimit në Spanjë.

Postimi shkaktoi menjëherë reagime dhe pikëpyetje në rrjet, pasi ndjekësit nuk ishin të sigurt nëse bëhej fjalë për shaka apo për një ngjarje reale. Sipas burimeve të raportuara nga “Prive by Liberta Spahiu”, ngjarja ka ndodhur në të vërtetë. Mësohet se këngëtari ka mbetur pa telefon, portofol dhe sende të tjera me vlerë pasi është bërë pre e vjedhjes gjatë pushimeve.

Pavarësisht incidentit, raportohet se artisti ka zgjedhur ta ndajë situatën me ndjekësit në mënyrë sportive dhe se, fatmirësisht, është në gjendje të mirë shëndetësore, duke vazhduar pushimet e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.