Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SKANDAL! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, gjobiten 31 protestues të tjerë Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë ONE Albania nën akuzë! Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) denoncon kërkesat për borxhe ndaj klien... I akuzuar për kultivimin e mbi 24 kg kanabis, arrestohet 57-vjeçari në Vaun e Dejës Shpërthimi në Elbasan me dy viktima dhe 10 të plagosur, Policia jep detajet nga operacioni prej 17 orësh kë... Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja arsyeja Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness U plagos në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli njofton një tjetër operacion në Romë, si paraqitet gjendja ... Koreja e Veriut teston sistemin e ri të mbrojtjes ajrore, lëshon raketa interceptuese dhe simulon sulm me r... EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë
SHOWBIZ

Za Fest ka ngritur siparin! Tre ditë muzikë, poezi dhe art në zemër të Shkodrës

P
Piranjat24 July 2026, 12:14 · 2 min lexim
Za Fest ka ngritur siparin! Tre ditë muzikë, poezi dhe art në

Ka nisur në Shkodër edicioni i dhjetë i Za Fest, festivali muzikor nën drejtimin e ideatorit të tij, kantautorit Vlashent Sata.

I themeluar në vitin 2017 me synimin për të promovuar kulturën shqiptare përmes muzikës, artit dhe letërsisë, Za Fest nisi rrugëtimin e tij në Theth, duke e shndërruar peizazhin alpin në një skenë natyrore ku ndërthureshin muzika, legjendat dhe tradita shqiptare.

Me kalimin e viteve, festivali është zgjeruar edhe në zona të tjera të Shkodrës, duke sjellë atmosferën e tij në vende me vlera historike e kulturore, si Kalaja e Rozafës dhe Muzeu Historik i Shkodrës.

Edicioni jubilar i Za Fest zhvillohet më 23, 24 dhe 25 korrik, në ambientet e Muzeut Historik dhe në Kalanë e Shkodrës, duke sjellë një program të pasur me muzikë, art dhe performanca të ndryshme.

Ashtu si në edicionet e mëparshme, festivali tejkalon kufijtë me artistë nga trevat shqipfolëse dhe më gjerë. Në skenën e këtij edicioni do të ngjiten emra të njohur si NRG Band, Tayna, Shpat Deda, West Side Family, Vlashent Sata, si dhe artistë të tjerë të rëndësishëm.

Gjatë mbrëmjeve të festivalit, artdashësit do të kenë mundësinë të ndjekin performanca nga Rafel Hoxhaj, Rita Petro, Mimoza Ahmeti, Linda Rukaj, Denald Grepcka dhe shumë të tjerë.

Përgjatë viteve, Za Fest është kthyer në një pikëtakim të muzikës alternative, folklorit, poezisë, teatrit, baletit bashkëkohor dhe kinemasë, duke sjellë një ndërthurje unike mes artit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.