Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

Zamira Kita rrëfen një moment të errët pas studimeve: Kam dashur ti jap fund gjithçkaje madje dhe jetës

P
Piranjat 3 May 2026, 11:57 · 2 min lexim
Zamira Kita rrëfen një moment të errët pas studimeve: Kam

Aktorja e njohur Zamira Kita ka ndarë një rrëfim të fortë emocional ku flet për një periudhë të vështirë të jetës së saj pas përfundimit të Akademisë së Arteve, kur zhgënjimi profesional e ka çuar në mendime ekstreme.

Ajo tregon se, ndonëse kishte përfunduar studimet dhe kishte ëndërruar skenën, u emërua të punonte në një shtëpi kulture në fshatin Pirg pranë Korçës, gjë që nuk përputhej me pritshmëritë e saj artistike.

Në intervistë, ajo pranon hapur gjendjen e rënduar emocionale që ka përjetuar: “Ka patur moment që kam menduar të heq dorë… nga gjithçka, madje edhe nga jeta, sepse ka qenë një zhgënjim i madh…”

Ajo shton se ky zhgënjim lidhej me pamundësinë për të ndjekur menjëherë rrugën e saj si aktore:

“Unë kisha studiuar katër vjet në Akademinë e Arteve… dhe ëndrra ime ishte të bëhesha aktore, të prekja skenën dhe ekranin… gjë që nuk e bëra dot dhe u zhgënjeva totalisht.”

Megjithatë, Zamira Kita thekson se nuk e la veten të dorëzohej, duke gjetur forcë te njerëzit që e rrethonin: “Nuk isha kaq e dobët, isha një vajzë e fortë. Kisha brenda vetes forcë dhe karakter dhe sigurisht që e vazhdova rrugën time.”

Ajo tregon se mbështetja e mikeshave dhe kontaktet me botën e teatrit në Korçë e ndihmuan të rikthehej gradualisht në art, fillimisht në estradë dhe më pas në teatër, ku nisi të ndërtojë karrierën e saj profesionale.

Sot, ajo e sheh atë periudhë si një sfidë që e ka forcuar dhe e ka çuar drejt realizimit të saj artistik në teatër, film dhe komedi.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.