SHOWBIZ

Zbardhen detaje tronditëse për vdekjen e aktorit të “Ezel”!

Piranjat Përditësimi i fundit 7 September 2026, 20:51

Zbardhen detaje tronditëse për vdekjen e aktorit të

Aktori turk Serhat Mustafa K?l?ç, i njohur edhe për rolin e tij në serialin “Ezel”, është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen Nurtepe të Ka??thanes, në Stamboll.

Sipas mediave turke, aktori u gjet më 5 shtator, ndërsa detajet e dëshmisë së partneres së tij kanë hedhur më shumë dritë mbi orët e fundit të jetës së tij. E dashura e K?l?ç, Özlem Esmergül, me të cilën kishte qenë në një lidhje prej rreth tetë vitesh, tregoi se e gjeti aktorin të ulur në një kolltuk në sallonin e banesës.

Fillimisht ajo mendoi se ai ishte duke fjetur, por kur e preku dhe konstatoi se trupi i tij ishte i ftohtë dhe nuk reagonte, kërkoi menjëherë ndihmë.Sipas dëshmisë së saj, disa ditë para vdekjes K?l?ç nuk kishte shkuar në xhirime, pasi vuante nga dhimbje të forta në qafë, të lidhura me hernien cervikale.

Zbardhen detaje tronditëse për vdekjen e aktorit të

Partnerja e tij ka treguar se aktori e kishte telefonuar me zë të përlotur dhe i kishte thënë se ishte larguar nga seti, pasi ishte shumë i mërzitur dhe nuk dëshironte të takonte askënd. Pas kësaj telefonate, ai nuk iu përgjigj më mesazheve dhe telefonatave të saj. Esmergül deklaroi gjithashtu se K?l?ç kishte probleme shëndetësore, mes tyre tension të lartë, gastrit dhe hernie të qafës, për të cilat përdorte medikamente.

Ajo tha se, sipas dijenisë së saj, aktori nuk kishte probleme me alkoolin apo substancat narkotike.

Ndërkohë, shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Trupi i aktorit është dërguar për ekzaminim mjekoligjor dhe pritet që autopsia të përcaktojë rrethanat e vdekjes.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar edhe momentet e fundit të K?l?ç para se të hynte në banesë. Në pamje, ai shihet duke pritur ashensorin, por pasi ai nuk mbërriti, u drejtua drejt shkallëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?