SHOWBIZ

Zbardhet dëshmia e Gjestit në gjykatë: Veprova në gjendje ankthi

Piranjat Përditësimi i fundit 14 March 2026, 14:22
Zbardhet dëshmia e Gjestit në gjykatë: Veprova në gjendje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit Gjesti, ka dhënë dëshminë e tij në gjykatë lidhur me incidentin në ambientet e studios “Onima”, duke deklaruar se veprimet për të cilat dyshohet i ka kryer në një gjendje emocionale dhe ka kërkuar falje për situatën.

Sipas mediave vendase, në dëshminë e tij ai ka thënë se gjithçka ka ndodhur në një moment të vështirë emocional.

“Pajtohem me deklarimin e avokatit tim, dua ta njoftoj gjykatën se jam në ankth, kam vepruar në gjendje të afektit. I kërkoj falje gjykatës, prokurorit dhe palës së dëmtuar,” ka deklaruar ai gjatë seancës.

Mbrojtja e tij ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke argumentuar se nuk ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale. Avokati i Gjestit, Artan Qerkini, ka theksuar se reagimet impulsive zakonisht nuk përsëriten dhe se masa e paraburgimit do të ishte e tepruar, duke shtuar se klienti i tij është i gatshëm të hyjë në marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Megjithatë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që Gjesti të mbahet në paraburgim për një muaj, duke argumentuar se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprave penale dhe rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë dhe përsëritjes së veprës penale. Masa e paraburgimit do të zgjasë nga 11 marsi deri më 9 prill 2026. Sipas gjykatës, gjatë arrestimit tek Kelmendi është sekuestruar një armë Radikal RP-X9, kalibër 9 mm, me një karikator dhe 14 fishekë. Incidenti ka ndodhur më 11 mars 2026, rreth orës 14:50, në ambientet e studios “Onima” në Veternik të Prishtinës.

Dëshmitarët kanë raportuar se Gjesti ka hyrë në objekt duke kërkuar drejtorin e kompanisë, E.Sh., dhe ka kërcënuar se do të thyejë kompjuterët dhe pajisjet nëse pronari nuk paraqitet. Në një moment, ai ka goditur një kompjuter, ka thyer disa xhama dhe ka mbajtur armën në dorë për një kohë të shkurtër. Dëshmitarët raportojnë gjithashtu se këngëtari i ka drejtuar stafit fjalët: “ku o se kam me vra”.

Policia konfirmoi arrestimin e Gjestit më 11 mars 2026, ndërsa Prokuroria njoftoi se ai u ndalua për 48 orë nën dyshimin për tri vepra penale: kanosje, dëmtim të pasurisë dhe mbajtje pa leje të armës.

Sipas mediave vendase, shkaku i incidentit dyshohet të jetë mosmarrëveshja rreth një borxhi paraprak, që çoi këngëtarin drejt një reagimi të dhunshëm në ambientet e kompanisë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?