Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
SHOWBIZ

Zbardhet misteri i vdekjes së aktores së njohur, autopsia nxjerr shkakun zyrtar

P
Piranjat 9 July 2026, 19:57 · 2 min lexim
Zbardhet misteri i vdekjes së aktores së njohur, autopsia nxjerr

Pas javësh spekulimesh dhe dyshimesh rreth vdekjes së aktores turke Ece Irtem, autoritetet kanë zbardhur shkakun zyrtar të ndarjes së saj nga jeta.

Aktorja 35-vjeçare, e njohur për rolin e Isil në serialin e suksesshëm “Kizilcik Serbeti”, ndërroi jetë disa javë më parë. Fillimisht u raportua se kishte pësuar një sulm në zemër, ndërsa më vonë mediat turke ngritën dyshime se vdekja mund të kishte lidhje me një kafshim majmuni gjatë një udhëtimi në Tajlandë.

Megjithatë, pas një autopsie të re dhe hetimeve të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Turqi, është konfirmuar se Ece Irtem ka humbur jetën si pasojë e helmimit nga alkooli etilik.

Raporti mjeko-ligjor zbuloi se në gjakun e aktores ishte konstatuar një nivel shumë i lartë alkooli, rreth 395 mg/dl. Ekspertët arritën në përfundimin se shkaku i vdekjes ishte helmimi nga etanoli, duke përjashtuar dyshimet e ngritura më parë.

Familja e aktores kishte kërkuar që të hetohej edhe mundësia e një komplikacioni të shkaktuar nga një kafshim majmuni, pasi në krahun e saj ishin vënë re disa shenja pas kthimit nga pushimet në Tajlandë. Për këtë arsye, avokati i familjes kishte kërkuar që autopsia të përfshinte edhe analiza për infeksione të mundshme.

Nëna e Ece Irtem kishte rrëfyer se një natë para tragjedisë, ajo dhe vajza e saj kishin marrë pjesë në një festë ditëlindjeje. Sipas saj, aktorja kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, ndërsa përdorte edhe medikamente të forta kundër depresionit.

Ajo tregoi se mëngjesin pas festës e kishte gjetur të bijën pa shenja jete.

Me publikimin e raportit përfundimtar të autopsisë, misteri që shoqëroi vdekjen e aktores turke duket se ka marrë fund, ndërsa versioni për kafshimin e majmunit është përjashtuar nga autoritetet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.