Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SHOWBIZ

Zbulohen detajet e para për Big Brother VIP, mes konkurrentëve një çift nga diaspora dhe një ish-banor!

P
Piranjat26 August 2026, 17:10 · 2 min lexim
Zbulohen detajet e para për Big Brother VIP, mes konkurrentëve

Teksa kanë nisur përgatitjet për sezonet e reja të “Big Brother VIP Kosova” dhe “Big Brother VIP Albania”, kanë filluar të qarkullojnë edhe informacionet e para për konkurrentët e mundshëm.

Gazetari Agon Rexhepi tregoi se ditët e fundit ka parë disa figura publike pranë ambienteve të Klan Kosovës, duke lënë të kuptohet se vizitat e tyre mund të lidhen me sezonin e ri të BBVK.

“Unë i di disa detaje të reja. Disa njerëz që i kam parë afër në hapësirat tona, nuk mendoj që vizitat e tyre kanë qenë të rastësishme”, u shpreh ai.

Një prej informacioneve që tërhoqi më shumë vëmendje lidhet me një çift të njohur në TikTok. Sipas Rexhepit, bëhet fjalë për dy shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe kanë një numër të madh ndjekësish në këtë platformë.

Ai tha se çifti është parë për dy ose tri ditë radhazi pranë ambienteve të televizionit. Megjithatë, identiteti i tyre nuk është zbuluar dhe deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen në BBVK.

Ndërkohë, emra nga “Big Brother VIP Kosova” mund të shfaqen këtë sezon edhe në formatin shqiptar.

Rexhepi foli për një ish-banore të BBVK-së, e cila mund të bëhet pjesë e “Big Brother VIP Albania”, ndërsa Tozaj deklaroi se një ish-banor shqiptar i formatit në Kosovë ka marrë tashmë ftesë për BBVA.

Emri i ish-banorit nuk është bërë publik dhe mbetet e paqartë nëse ftesa do të përfundojë me një marrëveshje për pjesëmarrjen në BBVA.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.