Zbulohet çifti më i ri në showbiz? Dy aktorët shihen teksa shkëmbejnë puthje mes njëri-tjetrit

Aktori Joe Alwyn duket se ka gjetur sërish dashurinë. Më shumë se tre vite pas ndarjes nga këngëtarja Taylor Swift, ai është fotografuar në Brooklyn së bashku me aktoren Sarah Pidgeon.
Dyshja u pa duke ecur dorë për dore në rrugët e Brooklyn-it, ndërsa më vonë u takuan me vëllain e Joe-s, Patrick Alwyn, për pije në restorantin Walter’s. Sipas raportimeve, Joe dhe Sarah u panë edhe duke shkëmbyer një puthje pranë dritares së lokalit, duke shtuar spekulimet se mes tyre ka nisur një lidhje romantike. Dalja e tyre vjen pak më shumë se një muaj pasi të dy morën pjesë në Met Gala 2026. Për Sarah Pidgeon ishte debutimi në eventin prestigjioz të modës, ndërsa për Joe Alwyn rikthimi i parë në Met Gala pas 10 vitesh.
Alwyn ishte më parë në një lidhje gjashtëvjeçare me Taylor Swift, një romancë që u karakterizua nga privatësia e madhe. Pas ndarjes në vitin 2023, Swift nisi lidhjen me yllin e futbollit amerikan Travis Kelce, me të cilin tashmë është e fejuar.
Megjithëse Joe Alwyn dhe Sarah Pidgeon nuk kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre, fotografitë e fundit dhe afërsia mes tyre po konsiderohen si tregues të qartë se një histori e re dashurie mund të ketë nisur.
Lexo edhe
SHOWBIZ
FOTO/ Hati kapet në shoqërinë e një djali misterioz, nisën aludimet për një romancë të re

‘I ka bërë autogol vetes’, komenti i Meritonit për Luizin sjell reagimin e menjëhershëm të këngëtarit

Arbana Osmani largohet nga “Ferma VIP”? Mungesa në festën finale ndez aludimet

Selin zbulon përse ajo dhe Gjesti nuk ndiqen me njëri-tjetrin në rrjete sociale

Pas Olës dhe Adit zbulohet çifti më i ri i Ferma Vip 3?

Mimoza Ahmeti reagon për herë të parë pas fitores!

Pas krizës martesore dhe kërkesës për divorc, Angela Martini i jep një tjetër shans lidhjes me Dragos Savulescu!

Misteri i “Stranger Things” merr kthesë të re, komenti i Millie Bobby Brown trondit fansat!





