Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“Zhgënjim total”/ Robert Aliaj komenton përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision

P
Piranjat15 May 2026, 22:06 · 2 min lexim
“Zhgënjim total”/ Robert Aliaj komenton përfaqësimin

Robert Aliaj ka komentuar në emisionin “Breaking” festivalin europian “Eurovision” dhe përfaqësimin e Shqipërisë në këtë skenë.

Sa i përket festivalit, sipas Aliajt, nata e parë ishte zhgënjim pasi për të, të gjithë këngët ishin monotone dhe të mërzitshme. Sa i përket këngës së Alis, “Nan”, Robert Aliaj tha se bënte diferencën, pavarësisht se sipas tij, i mungonte shkëlqimi skenik. Robert Aliaj vlerësoi performancën e Alis që e quajti brilant e shtoi se Shqipëria u përfaqësua në mënyrë dinjitoze.

“U impresionova nga Alis. E ndoqa me interes Eurovision, edhe pse nata e parë ishte zhgënjim total, ishin disa këngë të ngjashme, të mërzitshme, shumë monotone. Natën e dytë, festivali justifikoi dhe pretendimin për diversitet kulturor.

Sa i përket këngës që përfaqëson Shqipërinë, për mua e justifikon fitoren në vendin tonë. Performaca e Alis shkëputet nga preferenca që ka festivali europian. Ishte një përfaqësim shumë i mirë. Nuk ishte kopje si disa të tjera, ishte e veçantë.

Këngët e tjera nuk ishin gjë fare, ne na mungoi shkëlqimi vizual por fituam nga interpretimi brilant i Alis. Do doja një vendosje skenike më moderne. Do duhej t’i përshtatej hallit tonë për emigracionin por me modernizëm.

Mund të kishte një performancë tjetër, është sugjerim personal jo kritikë. Mu duk pak ‘old fashion’. Kënga e kishte emocionin brenda dhe nuk duhet ta kërkonim me zor. Por kënga u këndua shumë bukur. Ishte një përfaqësim dinjitoz. Për mua performanca më e mirë e shqip%risë në Eurovision ka qenë Rona Nishliu.”– tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.