Zi për aktorin e njohur shqiptar Behar Mera, humb njeriun e tij më të dashur

Familja e aktorit të njohur të humorit Behar Mera është në zi.
Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare vëllai i tij, Masar Muharrem Mera. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe detajet e ceremonisë mortore.
I prekur nga humbja, Behar Mera ka publikuar një mesazh prekës për vëllain e tij:
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të vëllait tonë të dashur, Masar Muharrem Mera (23.08.1969 – 04.08.2026). Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona. Qoftë i xhenetit.”
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në orën 15:00, ndërsa Masar Muharrem Mera do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin Krajkë të Dibrës.
Ngushëllime familjes Mera për këtë humbje të rëndë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Pas Shtëpisë së Bardhë: rutina e përditshme e Barack Obamës

Era Istrefi dhe Ledri Vula shfaqen shumë të afërt/ Fotografia ngre dyshimet për një lidhje

Sarah Berisha dhe DJ PM ndezin dyshimet për ndarje, një detaj merr vëmendjen

Pse Callum Turner mungoi në Sunny Hill? Zbulohet arsyeja që e mbajti larg Dua Lipës!

Modelja e njohur shqiptare vjen me një kërkesë publike për Dua Lipa-n: “Vitin tjetër do të…”





