100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Presidenti Begaj shpërndan medalje për personalitete

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dha sot dekoratat e para në cilësinë e Kryetarit të Urdhrave dhe Medaljeve. Kjo ceremoni përkon me 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderbeut”. Presidenti i Republikës u shpreh se “Urdhri i Skëndërbeut” duhet të mbahet si testament për të treguar që Shqipëria ndërtohet nga njerëz me vepra dhe që nderimi publik është një mirënjohje shtetërore, është vlerësim i meritës, jo një shpërblim.
Presidenti vuri në dukje se, së bashku me Urdhrin Suprem të Shqiponjës dhe Urdhrin e Lisit Akademik, këto tre urdhra përbëjnë “trininë e nderimit shtetëror”, duke përfaqësuar tre shtyllat themelore të identitetit kombëtar: flamurin, virtytin dhe dijen. Ai nënvizoi se përzgjedhja e të dekoruarve duhet të mbështetet në parime si meritokracia, objektiviteti, transparenca, proporcionaliteti dhe reciprociteti ndërkombëtar, si shprehje e një kulture të re institucionale në vlerësimin e shërbimit ndaj vendit.
Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit bëri thirrje institucioneve, bashkive dhe qytetarëve që të jenë aktivë në evidentimin dhe propozimin e atyre që, me punën dhe përkushtimin e tyre të heshtur, mbajnë mbi supe barrën e profesionit, qytetarisë dhe integritetit.
Presidenti Begaj theksoi se shekulli i dytë i Urdhrit të Skënderbeut duhet të jetë shekulli i vlerësimit të ndershëm dhe të paanshëm, të bazuar në kritere të qarta dhe proces të drejtë, në mënyrë që dekoratat të rifitojnë plotësisht peshën dhe respektin që meritojnë në sytë e qytetarëve.
Duke iu drejtuar të dekoruarve, Presidenti shprehu mirënjohjen e thellë në emër të Republikës së Shqipërisë për sakrificën, përgjegjësinë, punën, përkushtimin dhe integritetin e tyre, duke theksuar se çdo emër i thirrur në këtë ceremoni përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të historisë sonë të përbashkët dhe një shembull frymëzues për brezat që vijnë, sidomos në prag të anëtarësimit në “shtëpinë tonë të përbashkët europiane”.
Në përfundim, Presidenti Begaj uroi suksese të dekoruarve dhe përsëriti bindjen se Shqipëria ndërtohet nga njerëz me vepra, ndërsa nderimi publik duhet të mbetet gjithmonë shprehje e vlerësimit të meritës dhe jo shpërblim formal.
Begaj ka dekoruar ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të “Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.
Po ashtu, “Ylli i Madh” u dekoruan nga kreu i shtetit edhe kirurgu i shquar Besim Elezi, si dhe gjuhëtari Seit Mansaku.
Me titullin “Oficer i Madh”, u dekoruan studiuesit Aurel Plasari dhe Mateo Mandala, historianin Pëllumb Xhufin, dhe albanologun arbërësh Francesco Altimari.
Me gradën “Oficer i Madh” i “Urdhrit Suprem të Shqiponjës” u dekoruan edhe Ernesto Madeo, kryetari i komunës Shën Mitri në Kalabri të Italisë, si dhe Mimoza Dhëmbi.
Krijuesi i Kodit Penal të Shqipëisë, Ismet Elezi, është dekoruar nga Begaj “Ylli i Madh” i “Urdhrit të Lisit Akademik”.
Arkeologia Shpresa Gjongecaj, ushtaraku Zyber Dushku, akademikja Etleva Domi dhe matematikania Fioralba Cakoni u dekoruan “Komandar”.
Ish-trajneri i Kombëtares Igli Tare, si dhe kolonel Ajet Jata u dekoruan “Kalorës” i “Urdhrit të Skënderbeut”.
Lexo edhe
SOCIALE
Nga përurimi te rrëshqitja e masivit, shembja që zbuloi problemet e rrugës 260 milionë euro të Qukës- Qafë Plloçë

3-mujori i tretë, numri i të punësuarve në rënie

Rriten rastet e dhunës në Lezhë, mes tyre 90% gra të pajisur me urdhër mbrojtje! Nuk përjashtohen as burrat

Durrës - 41-vjeçari humbi këmbën pas një aksidenti, bën apel për ndihmë

Spitali i Përmetit pa mjekë specialistë, qytetarët: Për t’u kuruar shkojmë në qytete të tjera





