Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

22 vjeç por me trup sa një 12-vjeçar, rrëfimi i trishtë i të riut: Nuk eci dot, barnat nuk m’i japin

P
Piranjat24 December 2025, 21:55 · 2 min lexim
22 vjeç por me trup sa një 12-vjeçar, rrëfimi i

Besart Qerimi është 22 vjeç, por fiziku i tij i ngjan një fëmije 12-vjeçar. Që në moshën 5-vjeçare, ai u diagnostikua me hemofili, një çrregullim i rëndë i mpiksjes së gjakut, që kërkon trajtim të vazhdueshëm dhe rigoroz.

Familja Qerimi u zhvendos nga Kukësi në Tiranë më shumë se dy dekada më parë, por jeta i përplasi me sfida shëndetësore: dy nga tre fëmijët e familjes janë mbartës të hemofilisë.

Edhe djali tjetër i familjes vuan nga e njëjta sëmundje i është mbivendosur edhe problemeve në shëndetin mendor.

“Më ishte diagnostikuar djali i vogël dhe pesë vite më pas Besarti u vra dhe nuk i ndalohej gjaku”, u shpreh Flutura Qerimi, nëna

Hemofilia karakterizohet nga mungesa e faktorit VIII ose IX të koagulimit. Zyrtarisht, këta faktorë ofrohen falas nga shteti shqiptar. Në praktikë, pacientët përballen prej vitesh me mungesa të vazhdueshme të medikamenteve.

Nëse faktori zëvendësues nuk merret në kohë dhe në dozën e duhur, pacientët rrezikojnë gjakderdhje të brendshme, hematoma të rënda dhe invalidizim të përhershëm.

Për Besartin, i cili vuan nga mungesa e faktorit VIII, sigurimi i medikamentit mbetet një betejë e përditshme. Ndryshe nga receta e përshkruar nga mjeku, në farmaci ai merr shpesh vetëm gjysmën e dozës, për shkak të mungesave.

“Asnjëherë nuk e marr aq sa ma shkruajnë në recetë”, u shpreh Besart Qermi, pacient me hemofili

Pasojat tashmë janë të dukshme. Trupi i tij ka nisur të dëmtohet rëndë.

“Ja si më është bërë dora, ja edhe këmba… nuk eci dot”, u shpreh Besart Qermi, pacient me hemofili

Por, problemet nuk mbarojnë këtu. Gjatë trajtimit në spital, Besarti është infektuar edhe me hepatit C. Edhe pse diagnoza është konfirmuar dhe mjekët kanë rekomanduar trajtim, prej vitesh ai nuk është futur në skemë mjekimi.

“Jam me hepatit C. Asnjë mjekim, asgjë”, u shpreh Besart Qermi, pacient me hemofili. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.