Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
SOCIALE

27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se në vitin 2015

P
Piranjat13 April 2026, 14:21 · 3 min lexim
27% e pensionistëve po punojnë, tre herë më shumë se

Zgjerimi i punësimit vitet e fundit sidomos pas pandemisë po udhëhiqet nga pensionistët. Largimi i të rinjve në emigracion dhe rritja e kërkesës për punë ka bërë që gjithnjë e më shumë pensionistë të angazhohen në tregun e punës edhe për të kompensuar edhe të ardhurat shumë të ulëta nga pensioni.

Të dhënat e fundit nga INSTAT, treguan se, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punë për grup-moshën mbi 65 vjeç ishte 27% në tremujorin e fundit të vitit 2025 nga 23% që ishte ky tregues në të njëjtin tremujor të vitit 2024. Pothuajse e gjithë përqindja e pensionistëve që merr pjesë në forcën e punës është punësuar. Shkalla e punësimit në grupmoshën  mbi 65 vjeç rezultoi gjithashtu 27% në 3-mujorin e fundit 2025.

Në vitin 2015, shkalla mesatare e punësimit të pensionistëve ishte mesatarisht 8.6%, shifrat e vitit 2025 tregojnë një rritje me tre herë. Kjo rritje reflekton, jo vetëm nevojën ekonomike për të rritur të ardhurat në moshë të thyer, por edhe presionin që po ushtron emigracioni i të rinjve mbi tregun e punës, duke i detyruar bizneset të mbështeten te moshat më të thyera.

Analiza sipas nivelit arsimor tregon se peshën kryesore në këtë fenomen e mbajnë pensionistët me arsim 8 dhe 9-vjeçar. Kjo kategori ka regjistruar rritjen më agresive, duke u kulmuar në tremujorin e parë të vitit 2025 me një shkallë punësimit prej 29.7%. Ky fakt tregon se një pjesë e madhe e pensionistëve që mbeten aktivë në treg janë të angazhuar në sektorë që kërkojnë krah pune fizik ose kualifikim të ulët, si bujqësia apo shërbimet mbështetëse, ku mungesa e fuqisë punëtore të re është më e ndjeshme.

Nga ana tjetër, edhe të moshuarit me arsim të mesëm kanë shënuar një ecuri progresive, duke u rritur nga nivelet minimale prej 4-5% që vëreheshin në vitet 2014-2015, në një rekord prej 26.6% në periudhën e fundit të raportuar.

Ndryshe paraqitet situata për kategorinë me arsim të lartë. Edhe pse ka një rritje të lehtë krahasuar me vitet e kaluara, shkalla e punësimit për intelektualët mbi 65 vjeç mbetet më e ulëta mes grupeve, duke u luhatur rreth 14.9%. Ky hendek tregon se ndërsa tregu ka nevojë urgjente për punëtorë të thjeshtë, integrimi i të moshuarve në profesione me kualifikim të lartë mbetet i kufizuar ose i diktuar nga procesi natyror i daljes nga sistemi administrativ.

Të dhënat tregojnë se kufiri i pensionit po bëhet gjithnjë e më shumë formal, ku mosha e tretë  po shndërrohet në një shtyllën kryesore të kapitalit njerëzor./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.