3-mujori i tretë, numri i të punësuarve në rënie

Ekonomia po rritet por numri i të punësuarve po vjen në ulje, ndërkohë që papunësia mbeti në vend në tremujorin e tretë sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Në tremujorin e tretë, numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart është 1.178.604 persona dhe shënoi rënie prej 0,6% me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar raportoi INSTAT sot.
Papunësia në vendnumëro
Në 3-mujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,1 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues ka mbetur i pandryshuar dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është ulur me 0,4 pikë përqindje.
Shkalla e papunësisë është 6,8% për burrat dhe 9,7% për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 1,2 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,9 pikë përqindje për burrat.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 15,0%.
Ky tregues është ulur me 2,8 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024 dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është ulur me 1,3 pikë përqindje. Për grup-moshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7,6%.
Punësimi, në rënie
Sipas INSTAT numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart është 1.178.604, duke shënuar një rritje prej 0,7%, krahasuar me tremujorin e kaluar. Ndërkohë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, shënoi një rënie prej 0,6%.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart është 58,8%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 0,2 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 -64 vjeç është 69,6 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 0,4 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e dytë 2025, është rritur me 0,5 pikë përqindje.
Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 76,6%, ndërsa për gratë është 62,7%, duke paraqitur një hendek gjinor prej 13,9 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,1 pikë përqindje, ndërsa për gratë është ulur me 0,3 pikë përqindje.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, shkalla e punësimit për të rinjtë e moshës 15 -29 vjeç është 45,5%. Ky tregues është ulur me 0,6 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, dhe është rritur me 1,7 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Për popullsinë 30-64 vjeç, shkalla e punësimit është 78,5%.
Lexo edhe
SOCIALE
Rriten rastet e dhunës në Lezhë, mes tyre 90% gra të pajisur me urdhër mbrojtje! Nuk përjashtohen as burrat

Durrës - 41-vjeçari humbi këmbën pas një aksidenti, bën apel për ndihmë

Spitali i Përmetit pa mjekë specialistë, qytetarët: Për t’u kuruar shkojmë në qytete të tjera

Shembet rruga që lidh tre fshatra në Delvinë, bashkia s’ka kapacitete të ndërhyjë

Lahuta u mor nën mbrojtje nga UNESCO, Begaj: Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar





