Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ...
SOCIALE

400 milionë euro për Tiranën – Bashkia që sfidon ministritë, por me rrugë që hapen tre herë në vit

P
Piranjat18 December 2025, 14:11 · 2 min lexim
400 milionë euro për Tiranën – Bashkia që sfidon


Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2026 kap vlerën e mbi 39 miliardë lekëve, ose afërsisht 400 milionë eurove, duke shënuar një rritje me 13.4% krahasuar me vitin 2025. Rritja është edhe më e theksuar në raport me buxhetin e vitit 2024.

Ky buxhet e rendit Bashkinë e Tiranës ndër institucionet më të financuara në vend, menjëherë pas disa ministrive të mëdha si ajo e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Arsimit, Mbrojtjes dhe Ekonomisë.

Pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga burimet e veta – rreth 21 miliardë lekë, ku një pjesë e konsiderueshme sigurohet nga ndërtimet e reja për banim dhe funksione tregtare. Ndërkohë, 11 miliardë lekë janë fonde të pashpenzuara ndër vite, të mbartura nga buxhetet e mëparshme. Këto janë kritikuar si tregues të mosrealizimit të investimeve, një shqetësim i ngritur edhe nga vetë Erion Veliaj në letrën dërguar Këshillit Bashkiak, ku kërkoi shtyrjen e miratimit të buxhetit pa praninë e tij.

Financimet e huaja arrijnë në 121 milionë lekë, ndërsa donacionet në 8.2 milionë lekë. Pjesa tjetër vjen nga qeveria përmes transfertave të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara.

Në total, 12.5 miliardë lekë janë planifikuar për investime kapitale, ndërsa 10.3 miliardë lekë për shpenzime operative. Rreth 1.3 miliardë lekë do të shkojnë për inceneratorin e mbetur në letër. Shpenzimet për paga dhe sigurime të punonjësve kapin shifrën e 10.5 miliardë lekëve.

Sa i përket punësimit, Bashkia e Tiranës renditet ndër institucionet më të mëdha në vend, me 9,167 të punësuar për vitin 2026, duke lënë pas disa ministri si ajo e Drejtësisë, Shëndetësisë dhe Financave

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.