Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
SOCIALE

'55% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin'/ Azo: Familjet shqiptare përballen me shpenzime që tejkalojnë të ardhurat

P
Piranjat 5 November 2025, 21:48 · 3 min lexim
'55% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin'/ Azo: Familjet

Sipas gazetares Dorina Azo, realiteti ekonomik i shumicës së familjeve shqiptare nuk përputhet me statistikat zyrtare. Në ‘Kush Paguan’ në SYRI TV, Azo u shpreh se më shumë se gjysma e qytetarëve ndihen të paaftë për të përballuar shpenzimet mujore, për shkak të çmimeve në rritje, të ardhurave që nuk ndjekin ritmin e tyre dhe pasigurisë ekonomike.

Problemet përfshijnë jo vetëm ushqimet dhe shërbimet bazë, por edhe qiratë e larta dhe shpenzimet e papritura, duke treguar se paga mesatare nuk mjafton për një standard minimal jetese.

Dorina Azo: Atëherë, në mendimin tim ky është një sinjal shumë i fortë që realiteti ekonomik i familjeve shqiptare në një farë mënyre nuk përputhet me të dhënat apo statistikat zyrtare. Kur më shumë se gjysma e qytetarëve shqiptarë kanë perceptimin apo ndjehen në vështirësi për mospërballimin e shpenzimeve mujore, atëherë tashmë kemi të bëjmë me një realitet të tillë. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një perceptim, pra një realitet që po ndodh në çdo familje. Dhe kjo situatë, unë mendoj që ka ardhur e ndërthurur nga shumë faktorë.

Faktori kryesor është çmimet e rritura dhe nga ana tjetër janë rritja e të ardhurave të cilat nuk ecin në të njëjtin ritëm me rritjen e çmimeve. Është dhe pasiguria ekonomike që krijohet që e bëjnë jetën e përditshme akoma më të vështirë për familjet shqiptare.

Pra, për të krijuar këtë realitet janë disa faktorë që ndërveprojnë mes tyre, që kryesorja mbetet rritja e çmimeve. Këtu flas për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të shportës ushqimore, të shërbimeve bazë për familjet shqiptare, ku duke përfshirë këtu një problematikë më e madhe është dhe çmimet e qirasë.

Qiratë janë shumë të larta, apo shpenzimet e papritura që mund të ketë një familje, qoftë për shkollimin e fëmijëve, shpenzimet e mjekut, faturat e tjera. Pra kjo tregon që paga mesatare në Shqipëri nuk mjafton për të mbuluar një standard minimal për jetesën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.