Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

561 milionë euro për një vit, të huajt po blejnë Shqipërinë

P
Piranjat25 March 2026, 21:10 · 5 min lexim
561 milionë euro për një vit, të huajt po blejnë

Pasuritë e paluajtshme kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare për të katërtin vit radhazi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën rekord të 561 milionë eurove, në rritje me 48% krahasuar me vitin 2024.

Pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se 34% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar. Pesha e pasurive të paluajtshme në strukturën e investimeve të huaja direkte ka shënuar një tjetër rritje të fortë, nga 24% që zinte për vitin 2024.

Tremujori i fundit i vitit 2025 solli edhe vlerën më të lartë të investimeve të huaja në këtë sektor, me 158 milionë euro, 43% më shumë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024.

Rritja e tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri në vitet e fundit po mbështetet në masë të konsiderueshme prej kërkesës që vjen nga investitorët e jashtëm.

Investimet e huaja në prona janë tipike sidomos për zonat bregdetare, ku, pavarësisht çmimeve në rritje, ato ngelen konkurruese krahasuar me vendet e tjera bregdetare të rajonit.

Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit i ka bërë pasuritë e paluajtshme edhe një alternativë më tërheqëse dhe ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona për qëllime investimi.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në fund të vitit 2025 stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 2.63 miliardë euro, në rritje me 29% krahasuar me një vit më parë. Në dekadën e fundit, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është rritur me 17 herë. Megjithatë, rritja në stokun e investimeve nuk ka ardhur vetëm nga flukset e reja, por në të duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit dhe nga rritja e vlerës së tyre, për shkak të rritjes së çmimeve.

Sektori i dytë për nga pesha specifike kundrejt totalit të investimeve të huaja direkte vitin e kaluar ishin shërbimet financiare. Ky sektor solli investime në vlerën e 291 milionë eurove ose afërsisht 18% të totalit. Investimet në këtë sektor u rritën me 1.4% krahasuar me një vit më parë.

Sektori bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore dhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit, ndërsa vitin e kaluar dy subjekte të reja morën miratimin paraprak për licencim.

Stoku i investimeve të huaja në sektorin financiar vlerësohet nga Banka e Shqipërisë në rreth 1.91 miliardë euro.

Vijon sektori i tregtisë, që vitin e kaluar solli investime të huaja në vlerën e 162 milionë eurove, vlera kjo sa 10% e gjithë investimeve të huaja për 2025. Investimet e huaja në tregti u rritën me 51% më shumë krahasuar me një vit më parë. Stoku i investimeve të huaja në sektor llogaritet në 934 milionë euro. Rritja e investimeve në sektorin e tregtisë është e lidhur sidomos me disa blerje të rëndësishme të kryera nga bizneset nga Kosova në Shqipëri vitin e kaluar.

Investimet në industrinë nxjerrëse për vitin e kaluar zbritën në vlerën e 161 milionë eurove, 25% më pak krahasuar me vitin 2024. Pas largimit të kompanisë hollandeze, Shell, në pjesën më të madhe ato ngelen të lidhura me investimet nga kompania kryesore e nxjerrjes së naftës bruto, Bankers Petroleum dhe në një masë më të vogël me investitorë të tjerë në sektorin minerar. Stoku i investimeve në industrinë nxjerrëse vitin e kaluar arriti vlerën e 2.72 miliardë eurove.

Ndërkohë, në rënie paraqitet sektori energjetik, ku investimet vitin e kaluar zbritën në 107 milionë euro, 38% më pak krahasuar me një vit më parë. Energjetika megjithatë mbetet sektori që kryeson stokun e investimeve të huaja direkte, me 3.84 miliardë euro në fund të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte vitin e kaluar arritën një shifër rekord prej 1.65 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik. Vlera e investimeve të huaja u rrit me 1% krahasuar me një vit më parë. (Monitor)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.