A janë shqiptarët myslimanë bektashinj? Flet Baba Mondi: Ne jemi vëllezër, kush s’ka mend, s’ka fe

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve theksoi faktin që të dy grupimet janë vëllezër me njëri tjetrin dhe besimtarët duhet të udhëhiqen nga Zoti nëpërmjet mendjes, sepse feja është mendja.
“Si dihet, feja Islame është ndarë në dy degë, Sunni dhe Shia. Po kudo që janë, edhe Shia edhe Sunnit janë vëllezër, kanë një fe, kanë një Zot, kanë një Kur’an, kanë një profet i cili i udhëheq njerëzit në rrugën e vërtetë. Siç thotë Profeti Muhamed (a.s), feja është mendja! Kush s’ka mend, s’ka fe! Zoti i udhëheq njerëzit në rrugën e vërtetë, prandaj kanë ardhur profetët, nga Ademi deri te Profeti Muhamed (a.s). Dhe nga Profeti Muhamed (a.s), rënia në Qerbela e Imam Hyseinit tregoi që pa mund, pa sakrifica dhe pa vuajtje nuk kalon kjo botë.” – u shpreh Baba Mondi.
Në momentin kur u pyet nëse prej besimtarëve myslimanë ka paragjykim dhe stigmatizim kundrejt besimtarëve bektashi, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve la të kuptohet që janë pikërisht udhëheqësit fetar që shpeshherë bëjnë interpretime të gabuara dhe duhet të jenë të kujdesshëm, ndërkohë që besimtarët nuk kanë asnjë faj.
“Sunnitët dhe Bektashinjtë, domethënë shiitët, janë vëllezër, motra ime. Nuk është faji i fesë, faji është i udhëheqësve të fesë, të cilët duhet ta interpretojnë me drejtësi dhe me paqe Kur’anin dhe fjalën e Profetit. Se janë udhëheqës, nuk është faji i besimtarëve, është faji i udhëheqësve. Ne si udhëheqës do të jemi shëmbuj për besimtarin, për qytetarin dhe për këdo që ne drejtojmë” – tha Baba Mondi përballë Agollit.
Lexo edhe
SOCIALE
Vajit i lulediellit shtrenjtohet deri 8%; Importuesit: Çmimi do të arrijë 190 lekë për litër

Presioni në tregun e punës, bizneset rrisin pagat, por sakrifikojnë shpërblimet dhe trajnimet

“Po na “rrjepin” në Shqipëri”/ Denoncimi: Shihni sa kushton litri i naftës në Slloveni

Era e fortë në Vlorë rrëzon pemë dhe dëmton murin e shkollës

Nga konfliktet verbale te plagosja me thikë/ Siguria e lartë në shkolla, tjetër premtim bosh i Ramës

Qeveria lë gratë pa raportet e lejeve të lindjes, pasi nuk punon sistemi

Prishet sera e fermerit në Dimal, tensione në Samaticë mes pronarit dhe IMT

Konsumi final i popullatës u rrit vetëm 2.7% në 2025, niveli më i ulët që nga pandemia





