Afera “Bankers”/ Zhvatësit e nëntokës largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona € dhe s’paguajnë punëtorët

Kompanitë nënkontraktore që kanë punuar në fushën naftë mbajtëse Patos – Marinzë, e dhënë me koncesion firmës “Bankers”, të cilat pasi xhiruan dhjetëra miliona euro, tashmë kanë filluar të largohen, duke lënë në mëshirë të fatit punëtorët. Këto firma kanë shfaqur probleme në pagesat, nuk u paguajnë statusin apo suplementin që u takon punonjësve me ligj.
Këto firma justifikohen se s’kanë dijeni nëse duhet t’u paguajnë statusin apo suplementin, ndërkohë që edhe institucionet shtetërore Inspektoriatet e Punës apo Sigurimet Shoqërore, as nuk i kontrollojnë. Këto janë një rrjet firmash të lidhura me koncesionarin, “Bankers”, të cilat kanë filluar të shfaqin probleme, menjëherë pas hetimeve të SPAK-ut.
Ndërprerja e rubinetit nga firma mëmë ka sjellë gjithë këto probleme, teksa punëtorët u futën në një grevë disa muaj më parë. Kërkesat e tyre ishin të thjeshta, trajtim sa më dinjitoz në punë, pagë më e mirë, pagesa e suplementit dhe statusit.
“Kanë krijuar një grup të madh nënkontraktorësh. U rrisin pagat punëtorëve të huaj dhe shqiptarët i paguajnë me çikërrima. Ne kërkojmë trajtim të barabartë”, thanë punëtorët, gjatë kohës që ishin në grevë. Punëtorët e kësaj firme s’kanë marrë pagat e muajit nëntor. Janë sërish firma që të ardhurat e vetme i kanë nga “Bankers”, të cilat janë paguar rregullisht dhe në vlera që kapin shifrën e dhjetëra miliona eurove.
“Janë këto firma që kanë zhvatur te ‘Bankers’. E mori një kinez para 3 vitesh dhe bënte punime po te kinezët. Kanë qenë të njëjtë”, pohon punonjësi.
Mësohet se, firma merret me aktivitete gjeologjike, teknologji e pasurimit të prodhimit, prerje dhe shpim në sektorin e naftës. Kompania ka qenë prej disa vitesh në Shqipëri, e themeluar nga Ramil Kimurov, një 30 vjeçar nga Kazakistani.
Më pas ky person, në muajin shkurt të vitit 2023, ia shet kompaninë një firme nga Kina, me një vlerë prej 100 mijë eurosh. Në dokumentet e QKB-së rezulton se firma në fjalë, pas ndryshimit të pronarëve, ka xhiruar miliona euro dhe fitime qindra mijëra të tjera.
Lexo edhe
SOCIALE
Zgjidhet drejtorja e re e përgjithshme e INSTAT-it

Nga deti në divan – Vlonjati kap peshkaqenin dhe e çon në shtëpi

400 milionë euro për Tiranën – Bashkia që sfidon ministritë, por me rrugë që hapen tre herë në vit

5 persona përfundojnë në spital/ Qentë endacakë bëjnë kërdinë në Klos,

Shpërthim i gripit katër javë më herët në Evropë. Pse ky vit dallohet nga të tjerët





