Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Alarmi - Mungesë barnash antitumorale, KLSH: Rrezik i shtuar për pacientët

P
Piranjat 5 February 2026, 17:07 · 2 min lexim
Alarmi - Mungesë barnash antitumorale, KLSH: Rrezik i shtuar për

Barnat për sëmundjet tumorale janë bërë gjithnjë  e më të vështira për t’u gjetur në farmaci nga pacientët. Kontrolli I Lartë I Shtetit ka evidentuar problematika të shumta të furnizimit me barna për trajtimin e këtyre sëmundjeve ku sipas raportit gjysma e barnave antitumorale të autorizuara për tregtim nuk janë importuar kurrë gjatë periudhës 2021–2025.

Pacientët me sëmundje tumorale prej vitesh hasin probleme të shumta me trajtimin që marrin në spitale, si dhe medikamentet që u ofrohen, ose mungesës së këtyre të fundit, duke u rrezikuar jetën dita-ditës.

Qytetarët në Onkologjik dëshmojnë: "Ishte shumë e vështirë të gjesh ilaçet. Pastaj lekë shumë"

"Shteti thotë se rimbursohen ilaçet por asnjë nga ato nuk rimbursohet. 6 kokrra i marrim 15 mijë lekë. Për një kimioterapi duhen 3 pako" 

"Kemi tre orë që presim dhe ilaçet nuk kanë ardhur"

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të auditimit tematik mbi disponibilitetin e barnave për trajtimin e sëmundjeve tumorale, evidenton problematika të shumta të furnizimit me barna për trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Auditimi ka përfshirë institucionet kryesore në zinxhirin e sigurimit të barnave, si Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Agjencinë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndër të tjera, auditimi zbulon se pothuajse gjysma e barnave antitumorale të autorizuara për tregtim nuk janë importuar kurrë gjatë periudhës 2021–2025.

Kjo situatë ka krijuar boshllëqe të mëdha në furnizimin e barnave kritike, duke rritur rrezikun për pacientët që kërkojnë trajtim të menjëhershëm. KLSH thekson se nga 49 raste të vonesave, Drejtoria e Kontrollit ka ndërmarrë masa vetëm në dy raste, duke lënë të paprekura shumicën e subjekteve përgjegjëse për furnizimin me barna.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.